Lista e pasagjerëve nga autobusi i djegur është dërguar në Shkup, identifikimi i viktimave është në proces

Pas aksidentit tragjik të autobusit në të cilin ndërruan jetë 45 persona, prokurori publik, Lubomir Joveski dhe kryetarja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska kanë arritur në vendin e ngjarjes ku janë takuar me drejtorin e Shërbimit të Hetimit Nacional të Bullgarisë, Borisllav Serafov, shkruan btvnovinite.bg, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar Bullgar Borislav Sarafov tha se lista e pasagjerëve nga autobusi është dërguar në Shkup dhe ka filluar procesi për identifikimin e viktimave të aksidentit të autobusit që ndodhi sot në mëngjes në autostradën Struma në Bullgari.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joevski dhe kryetarja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska.

“Kjo është një tragjedi e madhe. 12 fëmijë vdiqën. Së bashku me kolegët tanë nga Bullgaria u morëm vesh për punën tonë të mëtejshme, shpjegimin e detajeve të tragjedisë. Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e pasagjerëve të vdekur dhe mirënjohjen për punën e Prokurorisë bullgare”, tha Joevski.

Në takim, Joveski theksoi se Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e kolegëve nga Bullgaria për të përcaktuar sa më shpejt shkaqet e ngjarjes tragjike në të cilën sipas informacioneve fillestare kanë humbur jetën 46 persona dhe 7 u plagosën.

“Kemi shumë vite që kemi bashkëpunim profesional me Prokurorinë Bullgare dhe besoj se do të sqarojnë profesionalisht të gjitha rrethanat në këtë ngjarje. Do të ofrojmë ndihmë në sferën e sigurimit të dokumentacionit, identifikimit të viktimave dhe gjithçka që nevojitet në hulumtim.” tha Joveski.

Kryetarja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska ka sqaruar se kompania “Besa Trans-Shkup” ka 20 vite që funksionon dhe deri më tani nuk ka pasur aksidente në komunikacion, por se nga dokumentacioni përkatës duhet të kontrollohet gjendja teknike e autobusëve. Sipas informacioneve fillestare, autobusi ishte i ri, dhe ka vetëm tre vjet që është në funksion.

Për momentin, sipas prokurorëve, në vendin tonë nuk do të ketë procedurë shtesë para hetimore dhe do të jetë vetëm në territorin e Bullgarisë.

Për momentin, sipas prokurorëve, në vendin tonë nuk do të ketë procedurë shtesë para hetimore dhe do të jetë vetëm në territorin e Bullgarisë.

Joveski sot në mëngjes ka pranuar mesazh ngushëllimi për ngjarjen tragjike nga kryeprokurori publik i Republikës së Bullgarisë, Ivan Geshev.

“Prokuroria publike e Republikës së Bullgarisë do të bëjë të gjitha përpjekjet për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që shkaktuan aksidentin e rëndë trafiku.” tha Geshev në mesazh.

Në autobus ka qenë edhe një tjetër shofer, nuk dihet nëse është mes të mbijetuarve. Kështu deklaroi drejtori i Shërbimit hetimor kombëtar Borisllav Sarafov. 

Sipas tij, prokuroria do t’i dërgojë të gjitha dokumentet e nevojshme institucioneve në Shkup.

Katër autobusët u nisën me një distancë prej 15-20 minutash nga njëri-tjetri. Nuk ishte një autokolonë kompakte. Nuk ishin kolonë kompakte.

“Disa ekipe janë duke i marrë në pyetje të mbijetuarit në Pirogov – vetëm dy prej tyre aktualisht janë në gjendje adekuate, të tjerët janë në kujdes intensiv dhe në shok. Dëshmitarët okularë po merren në pyetje në vendin e ngjarjes,” shtoi Sarafov.

Paraprakisht, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski informoi se, përfaqësues të Sektorit për Polici Trafiku dhe Departamenti për hetime kriminalistike teknike dhe ekspertizë janë veç më në rrugë drejt Bullgarisë dhe u qëndrojnë në dispozicion për ndihmë dhe mbështetje kolegëve bullgarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button