Një dëshmitar foli për tragjedinë: Pamja është e tmerrshme, llamarina është shkrirë

Shpejtësia dhe  çorientimi i shoferit me gjasë kanë shkaktuar aksidentin e autobusit me 44 viktima në afërsi të Bosnekut. Këtë e ka thënë për bTV sekretari i Këshilli Rajonal i Sigurisë së Pernikut Vasko Pirgov, i cili ishte në vendin e aksidentit së bashku me oficerët e parë të policisë dhe zjarrfikësit, shkruan BTV, transmeton Portalb.mk.

Kur ai arriti rreth orës 3:30 zjarri tashmë ishte shuar dhe ishte e qartë shkalla e tragjedisë.

“Nuk është për t’u treaguar, pamja është e tmerrshme, nga xhami i pasmë i djathtë janë hedhur nga autobusi”, tha Pirgov për bTV.

Sipas tij, mjeti është ndalur në një pikë karburanti, e cila është vetëm 20 minuta larg nga vendi i tragjedisë dhe është e pamundur që shoferi të ketë qenë në gjumë ndërsa “trotuari është

perfekt.”

Sipas Pirgov, shoferi me siguri ka vozitur me shpejtësi të papërshtatshme dhe është çorientuar, se ka qenë duke vozitur në korsinë e djathtë në zonën e kthesës së shatërvanit në anë të rrugës.

“Autobusi ka goditur me gomën e përparme djathtas në një shenjë që fluturoi 45 metra përpara. Rruga ishte perfekt, autobusi nuk mund të kishte rrëshqitur. Nuk ka distancë ndalimi”, theksoi ai

Sipas tij, autobusi ka lëvizur me mbi 100 km/orë dhe shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate. Me soguri gjithçka ka shpërthyer edhe rezervoari në goditjen e parë. Gjatë fërkimit të metalit me metalin janë prodhuar shkëndija. Zjarri filloi nga përpara, ku sipas policisë, në gomat rezervë kishte tuba vaji: “Aty ku punon nxemja, prej aty ka filluar zjarri … Rruga ishte e mbushur me naftë”.

Sipas Vasko Pirgov, shumica e viktimave me siguri janë ngulfatur.

“Unë supozoj se për 2-3 minuta autobusi u dogj”, tha ai.

Pjesa e përparme e autobusi është djegur plotësisht dhe  llamaria është shkrirë.

Sot rreth orës 02:00 pas mesnate pranë fshatit Bosnek, në jug-perëndim të kryeqytetit të Sofjes, një autobus është aksidentuar dhe është djegur, si pasojë e të cilit 45 persona kanë vdekur. Aksidenti ka ndodhur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”. Autobusi është i kompanisë Besa Trans- Shkup” e regjistruar në fshatin Rashçe, komuna e Sarajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button