Gjësende që selektohen ishin biletë për kinemanë e parë diellore në Shkup

Në organizim të Shoqatës “Go Green”, ndërsa me mbështetje të Ambasadës franceze dhe Institutit Francez në Shkup, sot në Kinotekën e Maqedonisë u mbajt kinemaja e parë diellore, shkruan Meta, njofton Portalb.

Të pranishmit patën mundësi të ndiqnin projeksionin e dokumentarit francez “Na ishte një pyll”, por për të shijuar filmin, i cili energjinë elektrike e fitonte nga energjia diellore, duhej të “paguanin” me ndonjë mbeturinë që selektohet. Para hyrjes së Kinotekës së Maqedonisë ishte i vendosur një stacion mobil seleksionues, në të cilin të rinjtë mund të linin një gjësend që selektohet – plastikë, kanaçe, letër, tekstil, qelq ose bateri.

Në stacionin e lëvizshëm janë vendosur panelet diellore që kanë gjeneruar së fundmi energjinë diellore që ruhet në një kuti, me ndihmën e së cilës filmi u projektua më pas në sallën e Kinotekës.

Të rinjtë, para shfaqjes së filmit, nëpërmjets lojërave interaktive dhe kuizeve patën mundësi të mësojnë më shumë se si të përzgjedhin dhe riciklojnë mbetjet.

Filmi ekologjik “Na ishte një pyll” është dokumentar francez, produkt i bashkëpunimit midis regjisorit Luk Zhakete dhe shkencëtarit dhe ekologut Fransis Hale. Filmi tregon lindjen dhe zhvillimin e pyjeve tropikale dhe dërgon një mesazh për rëndësinë e ruajtjes së pyjeve dhe planetit.

Shfaqja e sotme ishte shfaqja e parë ekologjike e filmit, ndërsa kinematë e ardhshme diellore do të mbahen në Manastir dhe Tetovë.

Ngjarja është pjesë e eko-ekranit, që e organizon Go Green si pjesë e Javës Evropiane për uljen e mbeturinave, që mbahet nga data 20 deri më 28 nëntor.

Nëpërmjet këtyre aktiviteteve dëshirojmë të flasim për parandalimin, reduktimin, e më pas përzgjedhjen e mbeturinave, thotë Mila Jovanovska nga “Go Green”. Ajo dërgoi mesazh për të rinjtë që të ndërgjegjësohen për shprehitë e tyre të përditshme, sepse shprehitë ndikojnë në shëndetin e njerëzve, pikërisht nëpërmjet shkatërrimit të mjedisit jetësor.

“Mbetjet kur përfundojnë në deponi janë të dëmshme, sepse lëshojnë gazra serë, kur dekompozohen hyjnë në ujërat nëntokësore dhe kështu hyjnë në ushqimin që e hamë dhe ujin që e pimë, prandaj gjëja më e rëndësishme është që fillimisht të parandalohet krijimi i mbeturinave dhe krijimit të çdo ambalazhi, sepse ato nuk mund të riciklohen pafundësisht. Ato mund të riciklohen disa herë, por do të përfundojnë sërish si mbeturina. Prandaj është më e rëndësishme parandalimi, pastaj reduktimi, ripërdorimi dhe riciklimi në fund”, tha Jovanovska.

Shfaqja e filmit u mbështet nga Ambasada Franceze dhe Instituti Francez në Shkup, me ndihmën e të cilit u blenë të drejtat për shfaqjen e filmit në vend. Drejtori i Institutit Francez, Igo Beshtel, dërgoi një mesazh se të rinjtë duhet të luajnë rol vendimtar në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

“Për ne, pika kryesore janë të rinjtë. Është e nevojshme të rritet ndërgjegjësimi i të rinjve në mënyrë që ata të ndikojnë më tej te të dashurit, miqtë, familjet e tyre dhe natyrisht të vazhdojnë të kujdesen për mjedisin gjatë jetës së tyre të mëtejshme private dhe profesionale, me shprehitë e tyre të përditshme, theksoi Beshtel.

Mbeturinat e selektuara nga stacioni mobil i “Go Green# do t’i dhurohen kompanisë “REDI”, nga ku do të transportohen më tej në kantieret e riciklimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button