Sindikatat kërkojnë PCR testet për administratorët e pavaksinuar të jenë në shpenzim të punëdhënësit

Masa për pranim të paktën një dozë të vaksinëse ose PCR test të hyjë në fuqi 15 ditë nga sjellja e vendimit, të jepen dy ditë të lira nga dita e marrjes së vaksinës, për ata të cilët planifikojnë të imunizohen dhe për ata të cilët nuk do të vaksinohen PCR testet të jenë në shpenzim të pudhënësit, njofton Portalb.

Këto janë propozimet që sonte përfaqësuesit e sindikatave ia kanë dorëzuar ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe në takim, në virgjile të seancës së nesërme qeveritare, në të cilën do të shqyrtohen propozim-masat e reja për ballafaqim me kovid-pandeminë.

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave Darko Dimovski pas takimit deklaroi se në takim i kanë elaboruar kërkesat e tyre.

“Kërkuam prolongim të masave prej 15 ditëve me qëllim që të bisedojmë me anëtarësinë dhe të themi se shëndeti publik është mbi të gjitha. Unë personalisht jam i vaksinuar dhe nuk shoh se pse edhe të tjerët të mos vaksinohen. Por problemi jonë dhe problem i punëtorëve ishte se në ngarkesë të kujt do të jetë shpenzimi për ata të cilët nuk do të duan të vaksinohen dhe do të duhet të bëjnë PCR teste, gjegjësisht kush do të paguajë për ato PCR teste që të mundemi ne të vazhdojmë me procesin e punës”, deklaroi Dimovski.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se gjithashtu është propozuar që vaksinimi i detyrueshëm në vendin e punës të vlejë edhe për sektorin privat.

Me kryetarin e sindikatit për shëndetësi, gjithashtu, është konfirmuar baza juridike në bazë të së cilës mundet që vaksinimi tek punonjësit shëndetësor të jetë i detyrueshëm, ndërsa ato janë dispozitat në rregulloren për imunoprofilaksë, duke e pasur parasysh specificitetin e situatës, në bazë të së cilës të gjithë punonjësit shëndetësor në 30 ditët e ardhshme do të vaksinoheshin.

“Të gjithë këto propozime do t’i diskutojmë në seancën e nesërme të Qeverisë”, deklaroi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button