Pendarovski: Nuk jemi në një skenar bullgar rreth shumicës

Presidenti Stevo Pendarovski nuk mendon se vendi ka hyrë në një skenar bullgar, asnjë parti të mos formojë shumicë. Ajo që është e mirë, sipas tij, është që ndodhitë politike ende po zhvillohen në kuadër të parlamentit, përmes procedurës, njofton Portalb.

“Deri në këtë moment nuk kemi hyrë dhe nuk besoj se do të hyjmë në skenarin bullgar sepse kjo do të thotë se asnjëra nga partitë nuk mund të formojë shumicë dhe duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Mendoj zvarritja është vetëm sepse paralajmërimi i Zaevit është se do të doja që fillimisht ta zgjedhë liderin partiak, madje ai pastaj të jetë mandatar i qeverisë së re”, theksoi Pendarovski në intervistë për Televizionin Sitel.

Shefi i shtetit mbetet në qëndrimin se dorëheqjen që e dorëzoi kryeministri Zoran Zaev është vendim i shpejtuar, por kjo, potencoi, tanimë është punë e kryer.

Duke iu rikthyer ngjarjeve prej para pak kohësh kur në Kuvend kishte garë për shumicë për votim të mocionit të Qeverisë, Pendarovski thotë se nuk ka pasur dilema, e as çfarëdo lloj dyshimesh se kujt t’ia japë mandatin.

“Unë isha i qartë se çfarë do të bëjë lidhur me shumicën. Së pari, votohet mocioni i Qeverisë, pastaj zgjidhet qeveri e re me shumicë prej 61 deputetëve. Nëse do ta rrëzonin Qeverinë me 61 deputetë, do të ishte legjitime që grupit parlamentar të dytë më të madh, VMRO-DPMNE, t’i jepet mandati. Nëse qëndronte ajo shumicë edhe kur duhej të zgjidhet qeveri e re, e mjaftueshme do të ishte vetëm një thirrje telefonike nga lideri i opozitës dhe këtu Kushtetuta lë hapësirë, duhet t’i jepet mandati atdye që e kanë shumicën”, shpjegoi Pendarovski.

Lidhur me kontestin me Bullgarinë, Pendarovski konsideron se duhet të koncentrohemi tek ata të cilët eventualisht do të formonin qeveri të re. Radev, përkujtoi Pendarovski, për momentin është institucioni i vetëm funksional dhe situatë të tillë në Bullgari mund të ketë deri më 14 dhjetor.

Përndryshe, nesër do të mbajë mbledhje Këshilli Ekzekutiv dhe Qendror i LSDM-së në të cilën pritet të debatohet për dorëheqjen e Zaevit nga funksioni lider i partisë. Edhe kryesiar e Alternativës nesër pritet që të mblidhet për të vendosur se nëse do të bëhet pjesë e Qeverisë së tanishme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button