Bayern për pazar te Barça

Bayern Munich konsiderohet si skuadra që tregohet tepër e kujdesshme për të mos bërë shpenzime të çmendura në merkato, megjithatë kampionët e Gjermanisë mund të të bëjnë një përjashtim dhe të vendosin një rekord të ri transferimi. Bëhet fjalë për mesfushorin e  Barcelonës, Pedri Gonzales. 18-vjeçari ishte fituesi i “Golden Boy” është shprehur i lumtur në Camp Nou, por në situatën ku ndodhen katalanasit, drejtuesit mund të jenë të detyruar që të pranojnë një ofertë të kënqshme nga bavarezët, transmeton SS.

Kryesuesit e Bundesligës shpenzuan 80 milionë euro  për Lucas Hernández dy vjet më parë, por ky rekord mund të thyeht për shërbimet e talentit 18-vjeçar, i cili preferohet nga kampionët e Gjermanisë dhe e shohin mesfushroin si një futbollist me shumë perspektivë, që mund t’u sjellë të ardhura në të ardhmen me një shitje të mundshme të tij.

Ky operacion mund të realizohet që në merkaton e dimrit, pavarësisht se në dritaren dimërore gjermanët nuk preferojnë që të bëjnë  shumë ndryshime, ndaj dhe opsioni më i mundshwm duket merkato e verës së ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button