Vedat Bajrami i “Stupcave” pjesë e filmit turk

Historia e jetës së Elif Anës, që njihet për mirësinë e saj ndaj njerëzve, do të përshtatet për ekranin e madh, pjesë e të cilit do të jenë edhe dy aktorë shqiptarë Vedat Bajrami dhe Vildan Maksuti, transmeton Koha.net.

Në vitin 1903 në lagjen “Pazarcık” të Kahramanmaraş lindi Elif Ana. Ajo u bë e njohur për mirësinë e saj në raport me të tjerët, aq sa u quajt person i mrekullueshëm. Historia e saj do të portretizohet në ekran.

“Elif Ana një numër të madh të njerëzve i ka shëruar vetëm me prekjet e saj, dikë që ka pasur kokëdhimbje, që i është lënduar këmba, që ka pasur dhimbje të zemrës, dikush që ka dashur të ketë fëmijë, apo që s’ka mundur të flasë. Ajo ka ndodhur të mos flejë deri në mëngjes vetëm për një njeri”, ka thënë mbesa e Elife Ana.

Producentët Ökkeş Zengin, Ali Bilmeç, Hasan Bilmeç, Bilal Bilmeç dhe aktori i njohur Kazım Çarman, të cilët prej shumë vjetësh janë duke punuar në këtë projekt, njoftuan se filmi është nisur nga Life is a Movie Film Production, të cilin ata e kanë themeluar në Zvicër.

Ndërkohë regjisorë të filmit do të jenë Semir Aslanyürek dhe Kazım Öz. Xhirimet e filmit do të zhvillohen në Kahramanmaraş, vendi ku lindi dhe u rrit Elif Ana.

“Ajo ka qenë engjëll i së mirës. E ne për ta bartur te gjeneratat e reja mundin e saj e kemi marrë si obligim njerëzor realizimin kinematografik. I falënderojmë mbështetësit tanë të cilët na pasuruan me informacione dhe kujtime për të, familjarët dhe të gjithë ata që na përkrahën për realizimin e qëllimit tonë”, deklaroi aktori Kazım Çarman.

“Elif Ana në Turqi është si Nënë Tereza në vendin tonë. Është kënaqësi me qenë këtu në Stamboll”, tha aktori kosovar Vedat Bajrami.

“Emri Elif Ana është tashmë i njohur. Për të luajtur këtë film duhet të kemi aktorë shumë të mirë dhe për mua është kënaqësi e madhe me qenë pjesë e kësaj. E falënderoj Kazimin për këtë mundësi, sepse besoj që do të jetë një nder filmat më të mirë, sepse është për Elif Anan”, u shpreh aktori kosovar Vildan Maksuti.

Elif Ana është një person që ia ka kushtuar jetën mirësisë. I ka kaluar jeta duke ndihmuar ata që ishin në hall. E vetmja vlerë që ajo grumbullon në këmbim të veprave të saj të mira është kënaqësia që i fal bamirësia.

Me fjalë të tjera, ajo e ka grumbulluar shpërblimin për veprat e saj të mira jo në portofolin e saj, por në ndërgjegjen e saj.

“Tepër ndjenjë e mirë se është produksion shumë i madh dhe të gjithë aktorët janë me eksperiencë të madhe të skenës e kënaqësia më e madhe është që jemi dy shqiptarë, por edhe është hera e parë në një produksion turk”, vijoi Maksuti.

Aktorët e kastit të filmit “Elif Ana” janë: Aliye Uzunatağan, Ali Sürmeli, Necmettin Çobanoğlu, Orhan Aydın, Cezmi Baskin, Füsun Demirel, Turgay Tanülkü, Levent Üzümcü, Sermiyan Midyat, Cansu Fırıncı, Melığunman, İlyas Özay, Vedat Bajrami dhe Vildan Maksuti.

Në konferencën për shtyp të mbajtur këtë fundjave në Stamboll u shfaqën disa detaje.

“Është hera e parë që marr pjesë në një film turk, jam shumë krenar për ofertën që më është ofruar të vij në Stamboll dhe të marr pjesë në një film të këtij kalibri, sepse Elif Ana njihet te turqit si Nënë Tereza në vendin tonë, e cila është e njohur për të drejtat e njeriut, iu ka shërbyer të varfërve dhe iu ka ndihmuar shumë. Për mua është kënaqësi që jam këtu. Vetëm dy shqiptarë jemi, është kënaqësi që na kanë zgjedhur të jemi pjesë e filmit, është një kastë e aktorëve të kalibrit të madh të Turqisë. Po më vjen mirë që emisioni “Express” është prezent këtu me ne, sepse karrierën e kemi filluar në KTV si “Stupcat” “, vazhdoi Vedat Bajrami.

Erkan Oğur do të bëjë kolonën zanore të filmit, skenari i të cilit është shkruar nga Nihat Behram, Semir Aslanyürek dhe Kazım Öz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button