“Golden Boy 2021”, fituesi është talenti i Barcelonës

Pedro Gonzales, “Golden Boy 2021”. Telenti i Barcelonës shpërblehet me çmimin individual që i jepet lojtarit më të mirë nën 21 vjeç në Europë nga gazeta italiane Tuttosport. Pjesë e jurisë, që vendosi të vlerësonte mesfushorin spanjoll ishin emra të njohur si: Shevchenko, Matthäus, Stoichkov , Butragueño, Nedved, Chapuisat , Toni , Eto’o , Costacurta , Van der Sar , Verón dhe Rui Costa, raporton SS.

18-vjeçari zhvilloi një sezon të mrekullueshëm në aspektin personal, duke fituar një fanellë titullari nën drejtimin e Ronald Koemanit. Performancat e tij të mrekullueshme bindën edhe trajnerin e Spanjës, Luis Enrique, që jo vetëm ta ftonte në kombëtare, por edhe ta aktivizonte në vazhdimësi gjatë Kampionatit Europian. Pedri gjithashtu mori pjesë me Spanjën në Olimpiadën e Tokios. Lojtari i ri luajti një rekord ndeshjes gjatë sezonit 2020-2021, 52 me Barcelonën dhe 21 me Spanjën, 73 në total. Adoleshenti “blaugrana” mori disa javë pushim në fillim të sezonit, por që duket se nuk i mjaftuan për të rimarrë forcat.

Pas verës, Pedri ka hyrë në një cikël negativ dëmtimesh, që nuk e ka lejuar të japë kontributin e pritur prej tij te Barcelona. Për momentin, parashikohet që të qëndrojë edhe një muaj jashtë skuadrës.

Pedri u zgjodh lojtari i ri më i mirë në Kampionatin Europian dhe ishte pjesë e 11-shes më të mirë të eventit. Ai bëhet lojtari i dytë i Barçës që e fiton këtë çmim, pas Messit në vitin 2005.

Pedri merr trashëgiminë e Erling Haalandit, fituesi i çmimit “Golden Boy” sezonin e kaluar. Në 2019-tën këtë çmim e mori Joao Felix, ndërsa në vitin 2018 triumfoi Matthijs de Ligt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button