Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, Vuçiç reagoi për deklaratën e Kurtit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për bashkimin mes Kosovës dhe Shqipërisë duke i kërkuar Bashkimit Evropian që të reagojë, raporton REL. Vuçiç gjatë ceremonisë së inaugurimit të punimeve për ndërtimin e hekurudhës Beograd-Budapest, tha se nëse diçka të tillë do ta kishte deklaruar ai, do të kishte mjaft reagime.

“Po ta kisha thënë unë një gjë të tillë, të gjitha mediat në botë do të kishin reaguar për hegjemoninë e madhe serbe”, ka deklaruar Vuçiç.

Presidenti serb në rezervat ndaj BE, përmendi konkretisht raportuesen e Kosovës në Parlamentin Europian, Viola von Cramon.

“Viola von Cramon, ndonëse është në krye të Prishtinës nuk i ka shkuar në mendje që të kritikojë deklaratat e Kurtit për ‘Shqipërinë e Madhe’. Kjo tregon se ata nuk kanë qëllime të mira ndaj Serbisë”, ka shtuar presidenti serb.

Hekurudha prej 350 km gjatësi mes Beogradit dhe Budapestit pritet të kushtojë rreth 4 miliardë euro.

Serbia pritet të mbulojë shpenzimet e saj prej 1.3 miliardë euro përmes borxheve nga Kina dhe Rusia dhe pritet të realizojë punimet e pjesës së saj deri në mesin e vitit 2024.

Hungaria ka nënshkruar një hua 20-vjeçar me një bankë kineze për një borxh prej 1.85 miliardë euro për hekurudhën. Punimet e Hungarisë pritet të përfundohen vetëm në 2025.

Ky projekt që nisi në 2013 ka ngritur shumë pikëpyetje për shkak të rritjes së ndikimit të Kinës në Evropë. Sipas një projeksioni në Hungari, vendit do t’i duhen 2,500 vjet për të paguar borxhin, kurse Serbia me shumë mundësi do t’i duhet edhe më shumë kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button