RMV, paraburgim për personat që e kanë kërcënuar prokurorin publik, kërkoi Prokuroria

Tre personat e dyshuar, njëri prej të cilëve është i moshës së mitur, dyshohen për kërcënim të prokurorit me vdekje, për çka Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka kërkuar nga Gjykata paraburgimin e tyre, transmeton Portalb.mk.

Kërkesën e Prokurorit e ka pranuar Gjykata, duke I caktuar dy të dyshuarve 30 ditë paraburgim. Ata akuzohen në bazë të nenit 123, paragrafi 2, pika 8 në lidhje me nenin 19 (tentim) dhe 22 (bashkëpunim) nga Kodi Penal, për çka ndaj tyre ka filluar procedurat hetimore.

Raportohet që në orët e hershme të mëngjesit më 21 nëntorit, dy të dyshuarit së bashku me të miturin 17 vjeçar kanë tentuar të vrasin me vetëdije prokurorin publik. Gjatë momentit që është sulmuar fizikisht, prokurori ka gjuajtur me armë me leje në ajër, duke mundësuar ndërprerjen e përleshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button