Kosova regjistroi vetëm 10 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se të hënën, më 22 nëntor, janë regjistruar 10 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.231 mostrave, raporton REL. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 13 persona janë shëruar derisa 323 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar mbi 161.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.982 persona kanë vdekur.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të këtij viti. Prej atëherë janë dhënë mbi 1.6 milion doza të vaksinës. Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button