RMV, ndryshime sistemore në shpërndarjen e mjeteve për sektorin qytetar me Propozim-buxhetin për vitin 2022

Këshilli për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile kërkoi që Qeveria ta rishqyrtojë planifikimin e mjeteve për financim të aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve në Buxhetin për vitin 2022. Siç tregojnë, ata kërkojnë që mjetet prej 30 milionë denarë në buxhetin e ri të parashihen në Ndarjen 04001 – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nënprogrami 10 – Administratë, zëri 463 – Transfere për organizata joqeveritare, të dedikuara për financim të aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

“Këto mjete tani më një periudhë më të gjatë parashihen në Ndarjen 04001 – Qeveria, megjithatë me Propozim-buxhetin për vitin 2022, për arsye të panjohura, mjetet për financim të aktiviteteve programore të shoqatave e fondacioneve për vitin 2022 janë të planifikuara në Ndarjen 04010-Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, në Nënprogramin 11 me titullin “promovim i marrëdhënieve ndëretnike”, që përcakton vetëm një prioritet”, thonë nga Këshilli për bashkëpunim ndërmjet qeverisë dhe shoqërisë civile.

Aty thonë që secili organ i drejtorisë shtetërore në bazë të programit mund të shpërndajë mjete për çështje nga fushëveprimi i vet, megjithatë duke e pasur parasysh që roli i qeverisë është identifikimi i prioriteteve që janë të rëndësishme për financim të shoqërisë në përgjithësi, është e domosdoshme që mjetet financiare të jenë të planifikuara në Ndarjen 04001 – Qeveria.

“Ndryshime të këtilla serioze, sistemore në shpërndarjen e mjeteve të dedikuara për organizata qytetare, pa konsultim paraprak me Këshillin për bashkëpunim ndërmjet qeverisë dhe shoqërive qytetare, nënkuptojnë mohim të rolit të Këshillit dhe minimizim të përpjekjeve të deritanishme të të njëjtit për avancimin e sistemit të financimit të organizatave qytetare”, thonë nga organizatat qytetare.

Prej aty theksojnë që me programin për punë të Qeverisë për periudhën 2020-2024 është paraparë reformë gjithëpërfshirëse në sistemin e financimit shtetëror. Në atë drejtë, në rrjedhë është formimi i një grupi punues për reformë të sistemit të financimit shtetëror të organizatave qytetare. Ky grup punues duhet që në bazë të analizave të deri tani dhe në proces transparent e inkluziv të propozojë model në të cilin do të bëhet shpërndarja e mjeteve shtetërore për organizatat qytetare.

“Derisa nuk miratohet model i ri i financimit shtetëror, konsiderojmë që nuk duhet të ketë mënyra eksperimentale të financimit të aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, as ndryshime në lidhje me shfrytëzuesit buxhetor që menaxhojnë me këto mjete”, thonë nga Këshilli.

Duke e pasur parasysh që Propozim-buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 tani më është në procedurë parlamentare, ata kërkojnë nga paraqitësi i Propozim-buxhetit për vitin 2022, ta merr parasysh reagimin e tyre dhe të intervenojë me amendamente në Propozim-buxhetin për vitin 2022 me çka do të mundësohet vazhdimësi në praktikat e vendosura, deri në përcaktimin e reformës gjithëpërfshirëse në sistemin e financimit shtetëror të organizatave qytetare.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button