Rrjeti parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi i mbështet masat e reja për vaksinim

Vaksinimi i detyrueshëm nuk paraqet kufizim të paligjshëm mbi të drejtat e as diskriminim, thonë nga Rrjeti për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, pas reagimeve publike për masat e propozuara nga Komisioni për sëmundje ngjitëse në pjesën për parandalim të përhapjes së Covid-19, transmeton Meta.mk.

Gjithashtu thonë që masat të cilat propozohen janë për mbrojtje më të mirë të qytetarëve.

“Si organizata të përkushtuara në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, konsiderojmë që masat më të rrepta për sigurim të përfshirjes më të madhe të imunizimit janë të pashmangshme nëse synojmë mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve. Përkujtojmë që të drejtat individuale mund dhe duhet të jenë subjekt i kufizimit kur qëllimi i kufizimit ka vlerë më të lartë, sikur në këtë rast, mbrojtja e shëndetit dhe e jetës së secilit. Përkundrazi, mosndërmarrja e masave nga ana e autoriteteve me qëllim të mbrojtjes së popullatës nga Kovid-19, në rrethana të caktuara, mund të konsiderohet si shkelje e të drejtave të njeriut”, thuhet në apel.

Organizatat joqeveritare të bashkuara në këtë koalicion sugjerojnë që “Vaksinimi i detyrueshëm është masë e domosdoshme duke e pasur parasysh efektin serioz nga fushatat globale dezinformuese që gjenerojnë mosbesim në shkencën dhe në autoritetet mjekësore dhe drejtpërsëdrejti ndikojnë në numrin e vogël të të vaksinuarve”.

Siç shpjegojnë ata, në pajtim me nenin 39 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, secilit qytetar i garantohet e drejta për mbrojtje shëndetësore, ndërsa qytetari ka të drejtë dhe obligim ta ruajë dhe avancojë shëndetin e vet dhe shëndetin e të tjerëve.

“Vaksinimi i detyrueshëm, që është paraparë me Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, në asnjë moment nuk mund të vihet në dyshim se është në kundërshtim me Kushtetutën dhe të drejtat e liritë themelore të njeriut. Në pajtim me nenin 33 paragrafin 7 të këtij ligji, ministri, me propozim të Komisionit për sëmundje ngjitëse, mund të përcaktojë vaksinim edhe për sëmundje tjera ngjitëse. Së këtejmi, Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi vlerëson që është e arsyeshme me ligj të obligohen qytetarët për vaksinim kundër sëmundjeve parandalimi i të cilave është në interes të shoqërisë.

Jetojmë në kushte pandemie, ku të gjitha të dhënat relevante të arritshme dhe të bazuara në shkencë, sugjerojnë në drejtimin që vaksinimi kundër Kovid-19 është në interes të ruajtjes së shëndetit dhe paraqеt objektiv legjitim për kufizimin e të drejtave të njeriut”, deklarojnë nga Rrjeti për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.

Në komunikatë sugjerohet që Komisioni nuk duhet të bën dallim ndërmjet punëtorëve në sektorin publik dhe privat gjatë krijimit të masave, por edhe për nevojën për diskutim profesional për masat me çka do të arsyetohen masat.

Rrjeti sugjeron edhe në aktgjykime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në procedura të iniciuara nga oponentë të vaksinimit të fëmijëve.

“Këto masa janë edhe në kuadër të legjislacionit ndërkombëtar dhe të praktikës së mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në rastin Vavřička and Others v. the Czech Republic (Vavriçka dhe të Tjerët kundër Republikës së Çekisë), vaksinimi i detyrueshëm i fëmijëve nuk paraqet shkelje të Konventës Evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut por është i domosdoshëm në shoqëri demokratike. Me vaksinimin e detyrueshëm, kufizohet e drejta e jetës private (neni 8 nga KEDNj) që mund të kufizohet për mbrojtjen e shëndetit publik”, arsyetojnë nga rrjeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button