Monitoring në sektorin mediatik: Reformat në gjysmë rrugë – ndonjëherë ka e ndonjëherë nuk ka vullnet politik

Dokumenti është rezultat i një hulumtimi të zbatuar në kuadër të projektit “Verifikim i fakteve për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së”, të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” nga Shkupi, me mbështetje të Fondacionit Nacional për Demokraci nga ShBA. Projekti zbatohet gjatë vitit 2021 dhe 2022, transmeton Portalb.mk.

Rezymeja nga monitoringu për reformat në sektorin mediatik është si në vijim:

Problemet kryesore në sektorin mediatik në Maqedoninë e Veriut janë ende prezentë, siç u detektuan viteve të fundit, edhe pse ka hapa konkret të zhvendosjes të paktën në një segment të rëndësishëm – siguria e punonjësve mediatik.

Pas negociatave të gjata dhe harmonizimit, Qeveria e RMV-së u pajtua që të inicojë ndryshime në Kodin Penal me çka, kërcënimi apo sulmi ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik do të trajtohet si vepër penale, për çka do të ndiqet sipas detyrës zyrtare.

Rreziku për ndikim ndaj politikës redaktuese të mediave është ende realitet, duke pasur parasysh faktin që Kodi Zgjedhor i vitit 2018, parasheh se mbulimi mediatik i fushatave zgjedhore të partive do të financohet nga Buxheti përmes paraqitjes së vet mediave për ndjekje të zgjedhjeve, ndërsa më pas vet partitë përmes sistemit persona të preferencave përcaktojnë ku, në cilin medium do të harxhohen paratë.

Ende nuk po zgjidhet assesi përbërje e re e Këshillit Programor të RTVM-së, as përbërje e re e Këshillit të Agjencisë së Mediave, edhe pse tentimet zgjasin prej vitit 2018 e këtej.

Financimi i RTVM-së mbetet në nivelin më të ulët të mundshëm që e mundëson ligji, përkatësisht rreht 0,6 përqind nga Buxheti për vitin paraprak për gjithë sektorin radiodifuziv, edhe pse, kur u dakorduan ndryshimet ligjore që ishin miratuar në dhjetor të vitit 2018, ishte dakorduar që në pesë vitet e ardhshme ajo përqindje të arrijë 1 përqind, prej të cilëve 75 përqind janë dedikuar për RTVM-në. Financimi pak i rritur i agjencisë MIA, e cila është ende me status të shoqatës aksionare në pronësi shtetërore, për shkak të pandemisë me Covid – 19, është ndërprerë, përkatësisht mjetet mbeten në minimum për funksionimin e saj..

Strategjia për zhvillim të sektorit mediatik në tërësi, në nivel shtetëror, ende nuk ekziston, as nuk ka paralajmërim se diçka e tillë mendohet. Në fuqi është vetëm strategjia rregullatorë për periudhën 2019 – 2023[1], e përpunuar dhe miratuar në vitin 2019 nga ana e Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Dokumenti kryesor, raporti për gjendet në media, është i shoqëruar edhe me informata për gjendje më të rëndësishme dhe aktivitete në tre fushat tjera, reforma në administratën publike, reforma në gjyqësor dhe reforma në fushën e të drejtave themelore në RMV, që kanë ndodhur në nivel kuartal nga korriku deri në fund të shtatorit 2021.

[1] ASHMAA  – 03.2019 –  Strategji rregullatorë për zhvillim të veprimtarive audio dhe audio – vizuale për periudhën nga 2019 deri në 2023. (https://bit.ly/3zVa3MM )

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button