Jasna dhe Glasna me mesazh që gratë të përfshihen në vendimmarrje në komuna (Video)

Pjesëmarrja e pamjaftueshme e grave në proceset vendimmarrëse në nivel lokal është ende një çështje e hapur dhe një problem shqetësues në shoqërinë tonë. Kjo është arsyeja pse Këshilli Kombëtar për Barazinë Gjinore (NCGE) në partneritet me AGORA-n, Qendra për Promovimin e Vlerave Qytetare përmes fushatës “Bëhu i qartë dhe me zë të lartë” synon të motivojë gratë që të njohin veten si një faktor vendimtar dhe forcë qytetare në njësitë e qeverisjes vendore, transmeton Meta.mk.

Përmes videos së re që u promovua sot, gratë mund të informohen se si të marrin pjesë në iniciativat lokale dhe zbatimin e tyre, si dhe të rrisin ndërgjegjësimin dhe interesin e tyre për të marrë pjesë në politikëbërjen publike në nivel lokal. Jasna dhe Glasna flasin për format e asociimit të drejtpërdrejtë qytetar, përmes të cilave gratë mund të ndikojnë bashkërisht në punën e komunës, sipas kalendarit buxhetor.

“Gratë duhet të ndërgjegjësohen për problemet dhe nevojat në komunitetet e tyre lokale, të lobojnë dhe të arrijnë një komunikim cilësor me komunat, si aktorë kryesor në jetën sociale në nivel lokal.” apelojnë nga AGORA.

Nga aty theksojnë se vetëm me aksione të organizuar të grave do të thyhen stereotipet për vlerën e pamjaftueshme të gruas në proceset dhe trendet politike në nivel lokal, veçanërisht për vendin dhe rolin e gruas në zonat rurale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button