“E-Inspektor” në tre inspektorate: Do të bëhet shpërndarja automatike dhe planifikimi i mbikëqyrjeve

Zëvendëskryetari për lufë kundër korrupsionit, Lupço Nikolovski sot njoftoi se zbatimi i sistemit elektronik “E-inspektor” fillon me aplikimin në tre inspektoriatet kryesore: Inspektorati Shtetëror i Tregut, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Inspektorati Shtetëror Administrativ, transmeton 360 Shkallë.

Shërbimet e tjera inspektuese nën autoritetin e Këshillit të Inspektimit do të lidhen me softuerin në faza, në mënyrë që të 28 inspektoriatet të lidhen në mënyrë elektronike.

Për tre inspektoriatet ku nis aplikimi, zëvendëskryeministri vuri në dukje se tashmë janë siguruar laptopë, të nevojshëm për zbatimin dixhital të mbikëqyrjeve dhe kontrolleve.

“Ky sistem eliminon ndjeshëm faktorin njerëzor dhe qasjen subjektive ndaj inspektimeve dhe kontrolleve. I gjithë procesi që nga shpërndarja e mbikëqyrjeve dhe kontrolleve, gjenerimi i procesverbaleve, deri në dhënien e vendimeve do të jetë elektronik, me çka përjashtohet tërësisht faktori njeri. Inspektori nuk mund të vendosë sipas gjykimit të tij se në cilin objekt do të kryejë mbikëqyrjen apo kontrollin. Vendimi do të gjenerohet nga softueri, i cili sipas bazës së të dhënave do të përcaktojë automatikisht subjektet, firmat me rrezik të lartë, të mesëm dhe të ulët dhe do të caktojë automatikisht mbikëqyrjet me subjektet me rrezik të lartë.” tha Lupço Nikollovski.

Kjo, sipas Nikollovskit, është një qasje e drejtë, sepse kompanitë që respektojnë ligjet dhe paguajnë taksa, nuk do të rëndohen me kontrolle të vazhdueshme të rregullta, ndërsa ato që më parë janë konstatuar me dobësi do të kontrollohen siç duhet.

Drejtoresha e Këshillit inspektues, Magdalena FilipovskaGrashkoska, theksoi se deri në fund të vitit inspektimet e jashtëzakonshme që do të kryejnë këto tri shërbime inspektuese do të kryhen përmes sistemit “E-inspektor”, ndërsa nga janari i vitit 2022, pas miratimit të planeve vjetore të punës për vitin 2022 dhe planeve mujore të punës për janar 2022, inspektorët do të fillojnë të kryejnë inspektime të rregullta përmes këtij sistemi.

“Në këtë mënyrë, në të ardhmen, duke plotësuar bazën e të dhënave me informacionin për subjektet e mbikëqyrura të marra nga mbikëqyrjet e mëparshme, nëse dhe cilat detyrime ligjore kanë përmbushur apo jo, sistemi do të mund të klasifikojë subjektet e mbikëqyrura, të subjekteve me rrezik të lartë, të mesëm dhe të ulët dhe në varësi të shkallës së rrezikut, mbikëqyrjet do të planifikohen automatikisht në përputhje me rrethanat.” tha Magdalena  Filipovska-Grashoska.

Në vitin 2022, siç është paralajmëruar, softueri do të zhvillohet më tej për t’u siguruar akses edhe 13 inspektorateve shtetërore, ndërsa në vitin 2023 planifikohet të ketë akses në të gjitha shërbimet e tjera të inspektimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button