Carovska: Përqindja e mësimdhënësve të vaksinuar është e lartë, gjendja në shkolla është stabile

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska tha se se orët e mësimit vazhdojnë me prezencë fizike dhe se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e gatshme të reagojë nëse Komisioni për Sëmundjet Infektive del me informacione të tjera, transmeton Portalb.mk.

Ministrja Carovska tha se për momentin të gjitha statistikat tregojnë se gjendja në shkolla është stabile dhe se interesi i nxënësve është i lartë që mësimi të zhvillohet me prezencë fizike.

“Gjendja me Covid-19 nëpër shkolla është absolutisht stabile. Kemi nga 0.01 deri në 0.03 për qind raste të reja pozitive në baza ditore. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive njëherësh është rreth 0.3% e gjithsej 255,000 nxënësve që janë në mënyrë aktive të pranishëm fizikisht në sistemin arsimor.” tha Milla Carovska.

Përqindja e mësimdhënësve të vaksinuar është rreth 75 për qind, pra gati dyfishi i përqindjes kombëtare, që siç tha Carovska, tregon se mësimdhënësit kanë përgjegjësi të jenë në shërbim publik.

“Ne vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të zbatojmë skenarin me prezencë fizike. Sigurisht, nëse Komisioni për Sëmundjet Infektive ka informacione tjera, ne si Ministri jemi të gatshëm të reagojmë.” tha Carovska.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 2212.220, numri i të shëruarve 196.249, numri i të vdekurve është 7.436 dhe numri i rasteve aktive është 8.535.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button