RMV, krerët shtetëror dërguan urime me rastin e Ditës së alfabetit të gjuhës shqipe

Krerët më të lartë shtetëror në vend, uruan qytetarët shqiptar për Ditën e alfabetit të gjuhës shqipe. Kreu u shteti Stevo Pendarovski  shkroi se unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe, që është bërë para 113 vjetësh në Manastir, nuk ishte vetëm një pikë kthimi në kodifikimin e gjuhës shqipe dhe etablimin e saj, por edhe një nismë e rëndësishme kulturore, shpirtërore dhe kombëtare e popullit shqiptar, transmeton Portalb.mk.

“Si rrjedhim, 22 Nëntori ka rëndësi thelbësore për shqiptarët dhe nuk është vetëm festë e tyre nacionale, por një datë të cilën e festojnë me pietet të gjithë qytetarët në Republikën tonë multikulturore dhe shumetnike të Maqedonisë së Veriut. Po jetojmë në një kohë me të vërtetë të koklavitur dhe të paqetë. Pikërisht tani duhet të dëshmojmë se bashkimi, solidariteti, respektimi dhe nderimi i ndërsjellë, do të vazhdojnë të jenë bedeni ynë i sigurt para të gjitha sfidave dhe vështirësive të cilat po i jetojmë. Të mos e humbim vullnetin dhe shpresën, dhe të punojmë për prosperitetin dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë. Gëzuar 22 Nëntorin!”, thuhet në urimin e presidentit Stevo Pendarovski.

Kryeministri, Zoran Zaev, nga ana tjetër gjithashtu përmes një postimi në Facebook uroi Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke theksuar se si shtet, konfirmojnë se gjuha dhe shkrimi janë ura për mirëkuptimi mes traditave, kulturave dhe trashëgimisë shpirtërore.

“Për këtë na thërrasin vlerat tona maqedonase, të cilat në të njëjtën kohë janë europiane dhe me të cilat po ecim në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Kremtimi i vlerave kulturore, ngjarjeve dhe traditave të të gjitha bashkësive etnike, përfshirë edhe atë shqiptare, është thelbi i shoqërisë sonë multikulturore. Është një kontribut i fuqishëm për një të ardhme të begatë dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar ndër të tjera Zaev.

Edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dërgoi urime me rastin e ditës së alfabetit.“

Gjuha është aq e pasur dhe aq e vlefshme sa flitet drejtë, shkruhet drejtë, përkthehet dhe përhapet nëpër botë me kujdesin e duhur dhe përgjegjësinë individuale dhe kolektive të çdo individi. Është vegël e fuqishme e cila bashkon njerëz, bashkon ide dhe mundëson bashkëpunim dhe kuptohet përparim dhe zhvillim intelektual, kulturor dhe artistik të një populli, por mbi të gjitha, është shenjë identiteti për një popull a Republika e Maqedonisë së Veriut është vend në të cilin kultivohen dhe respektohen të gjitha dallimet.Urime 22 Nëntori – Dita e alfabetit të gjuhës shqipe!”, është shprehur Xhaferi.

Urime me rastin e kësaj dite, dërguan edhe krerët e partive politike.

Kongresi i Manastirit u hap në 14 nëntor dhe vazhdoi deri në 22 nëntor të vitit 1908.  Në të morën pjesë 32 delegatë më të drejtë vote si dhe 18 të tjerë pa të drejtë vote.

Ky kuvend, i përshkruar jo thjesht si një mbledhje për gjuhën, por si një manifestim politik, mblodhi të dërguar nga qytetet e vilajetet e Manastirit, Kosovës, Janinës, Shkodrës, si dhe shoqëritë shqiptare të Bukureshtit, Sofjes, SHBA, Egjiptit dhe Italisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button