RMV, deri tani 38 për qind e qytetarëve kanë marrë dy doza vaksine kundër kovid-19

Të premten dhe të shtunën janë dhënë gjithsej 5.611 doza vaksine, nga të cilat 2.387 janë me dozë të parë, kurse 1.163 qytetarë janë rivaksinuar. Dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19 e kanë marrë 2.061 qytetarë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Sipas statistikave të Ministrisë, deri në ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 822.751 qytetarë, janë rivaksinuar 789.905, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 63.137 qytetarë.

Rreth 57 për qind e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar.

Mbulimi me dy doza të vaksinës kovid-19 në popullatën e rritur është 47 për qind. Në raport me të gjithë popullsinë, 38% e qytetarëve kanë marrë dy doza vaksine.

Ndryshe dje u regjistruan 18 persona të vdekur dhe 389 raste të reja me kovid-19, nga 2.633 testime të kryera. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.449.036 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 2212.220, numri i të shëruarve 196.249, numri i të vdekurve është 7.436 dhe numri i rasteve aktive është 8.535.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button