Radev pas fitores në zgjedhje: Qeveria e re nuk duhet të tërhiqet nga pozicionet nacionaliste ndaj Maqedonisë së Veriut

Qeveria e re nuk duhet të tërhiqet nga pozicionet nacionaliste, veçanërisht kur pengu është identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë përtej kufirit, porositi presidenti aktual i Bullgarisë Rumen Radev, në deklaratën e parë pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat fitoi mandatin e dytë, transmeton Portalb.mk.

Ai, në këtë temë, u ndal vetëm në këtë fjali, pa sqarime apo detaje të tjera.

Përndryshe, qeveria e re bullgare me gjasë do ta përbëjnë “Vazhdojmë me ndryshimet“, “Bullgaria Demokratike”, Partia Socialiste Bullgare dhe “Ka një popull të tillë” të Sllavi Trifonov. Liderët e të gjitha këtyre partive shprehën gatishmëri që menjëherë të fillojnë negociatat për formimin sa më të shpejtë të qeverisë politike, e cila do të zëvendësojë kabinetin teknik të Stefan Janevin, propozuar nga kreu i shtetit Rumen Radev.

Njëri nga dy liderët e koalicionit fitues “Vazhdojmë me ndryshimet”, Kiril Petkov, i cili është kandidati më serioz për kryeministër të ardhshëm, në deklaratën e tij të parë pasi u njoftua se do të marrë përgjegjësinë për përcaktimin e qëllimeve të përbashkëta programore dhe strukturës kadrovike të qeverisë së ardhshme bullgare, paralajmëroi qasje krejtësisht të re në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, në të cilën dominante do të jetë ekonomia e jo historia.

“Duhet menjëherë të formojmë grupe të përbashkëta pune, por ato nuk do të përbëhen vetëm nga historianë, por edhe njerëz të biznesit, kulturës, arsimit, që të mos flasim vetëm për historinë, por për gjithçka që mund të kontribuojë në mirëqenien dhe forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, tha kandidati potencial për kryeministër të Bullgarisë.

I pyetur nëse Bullgaria do të heqë veton e saj më 14 dhjetor, Petkov nuk pranoi të jepte përgjigje specifike, por tha se duhej bërë një “proces pune” dhe se pa të nuk mund të flitet për rezultatin përfundimtar. Kjo, sipas Petkovit, do të jetë prioriteti më i madh dhe i parë i diplomacisë bullgare.

Kujtojmë se presidenti bullgar, Rumen Radev në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor më 6 tetor në Slloveni deklaroi se, përderisa bullgarët në Maqedoni i nënshtrohet asimilimit suptil dhe u shtypen të drejtat themelore në raport me etnitë tjera, Bullgaria nuk do të thotë “po” për fillimin e negociatave me BE-në.

Përndryshe, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.
Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Megjithatë Bashkëkryetari i koalicionit “Ndryshimi vazhdon”, Kiril Petkov, i cili fitoi në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Bullgari dhe është kandidati më serioz për kryeministër të ardhshëm, po jep shpresë në lidhje me marrëdhëniet bullgaro-maqedonase, duke thënë se nuk duhet të rrënohet i gjithë procesi i fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut dhe ata të pranohen në BE vetëm në bazë të një kriteri – historisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button