fbpx

Tre të dyshuar për tentimin për vrasje të një prokurori publik nga rrethina e Gostivarit, arsye keqkuptimi në trafik

Tre persona janë të dyshuar dhe arrestuar për sulm fizik me send të mprehtë ndaj H.I.(39) nga fshati Forinë i Gostivarit, prokuror publik në PTHP Gostivar, që ndodhi mëngjesin e sotëm, pas një debati të mëparshëm për një keqkuptim në trafik, njofton Portalb.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, mëngjesin e sotëm në orën 6:10 nga nëpunës policorë nga Reparti policor Çegran janë privuar nga liria N.S.(40), biri i tij minoren, të dytë nga fshati Çegran i Gostivarit dhe B.F.(41) nga fshati Cerovë i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se rreth orës 5:30 në fshatin Çegran, pas një debati të mëparshëm rreth një keqkuptimi në trafik, fizikisht e kanë sulmuar dhe me send të mprehtë e kanë lënduar H.I.

“H.I. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ‘Ferid Murat’ për dhënie të ndihmës mjekësore. Që të tretë me kallëzim penal gjatë ditës do të nxirren para gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Gostivar”, thuhet në kumtesën nga Ministria.

Paraprakisht, nga Prokuroria Publike njoftuan se është kryer tentim për vrasje ndaj një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike – Gostivar mëngjesin e sotëm në orën 5:30 në fshatin Çegran. Prokurori publik ka qenë i sulmuar me thikë, me ç’rast i është shkaktuar plagë në shpinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button