Oda e Mjekëve: Për pacientët që e kanë kaluar Kovid-19 u nevojitet rehabilitim fizikal

Për shkak të kondicionit të zvogëluar fizik, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje të vazhdueshme, depresion, shqetësim dhe cilësi të zvogëluar të jetesës, numër i konsiderueshëm i pacientëve që kanë kaluar Kovid-19 kanë nevohë për rehabilitim fizikal. Kjo u theksua në onlajn diskutimin javor të cilin e organizoi Oda e Mjekëve me temë “Rehabilitimi i pacientët që kanë kaluar Kovid-19”, njofton Portalb.

Ngjarjen edhe këtë të diele e moderoi kryetarja e Odës së Mjekëve, prof. dr. Kalina Grivëeva Stardelova, e cila theksoi se post-kovid komplikimet paraqiten në sisteme të ndryshme të organizmit të njeriut dhe se ato kërkojnë trajnim të mëtejmë profesional dhe mjekim.

Ass.dr. Biljana Kallçovska nga Klinika universitare për mjekësi fizikale dhe rehabilitim shpjegoi se trajtimi rehabilitues i pacientëve me Kovid është organizuar në disa faza.

“Në fazën akute trajtimi po zhvillohet në repartet për kujdes intensiv dhe post-intensiv në Kovid spitalet. Këtu me ndihmën e terapisë fizikale optimizohet frymëmarrja, lirohet nga sekreti i tepërt dhe pengohen dhe mjekohen komplikimet. Në fazën post-akute e cila zhvillohet në spitale dhe repartet për rehabilitim identifikohen dhe menaxhohen organet e prekura dhe lehtësohet rruga dreht mundësimit të funksionimit normal dhe kryerjes së aktiviteteve të përditshme. Faza e mjekimit të vazhduar zbatohet në kushte shtëpie, ku rehabilitimi ndihmon për ulje të paaftësisë, optimizimit të funksionimit të përmirësimit të pavarësisë dhe cilësisë së jetës”, theksoi ass.dr. Kallçovska.

Plani për rehabilitim duhet të individualizohet për çdo pacient dhe duhet të zbatohet gjatë gjithë mjekimit, duke filluar nga pranimi i pacientit në spital, gjatë hospitalizimit në Kovid repartet, madje deri në largimin e tij nga spitali dhe orientim për post-kovid rehabilitim.

Plani duhet t’i përshtatet gjendjes së rëndësisë së fotografisë klinike të pacientit, ndërsa vëmendje të posaçme duhet t’u kushtohet pacientëve të vjetër, pacientëve me peshë të madhe trupore dhe atyre me komorbiditete shoqëruese.

Me trajtimin arrihet aktivizimi i muskulaturës dhe përforcim i muskujve të frymëmarrjes, rritje të lëvizshmërisë së gjoksit krahëror, stimulim të qarkullimit të gjakut, baraspeshim të punës së sistemit kadriovaksular dhe të frymëmarrjes, si dhe parandalim të hipotrofisë së muskujve dhe dobësim të gjithë organizmit.

Deri më tani në klinikë janë mjekuar rreth 150 post-kovid pacientë, me ç’rast në pjesën më të madhe të tyre gjatë pranimit kanë qenë të varur nga oksigjeni, ndërsa gjatë lëshimit nga spitali  pjesa më e madhe kanë marrë frymë lirshëm dhe të aftësuar për kthim në aktivitetet normale të përditshme. Midis këtyre pacientëve nuk ka fëmijë, për shkak se tek ata Kovid-19 zakonisht nuk bën komplikime më të mëdha, por edhe në këtë rast rekomandohet një javë deri në dy të evitohen aktivitete më intensive fizike, shtojnë nga Oda e Mjekëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button