Onlajn debat “Sa mediat i plotësojnë kushtet për informimin e të rinjve?” do të mbahet të mërkurën

Se nëse të rinjtë u besojnë mediave, sa shpesh informohen nga mediat vendore dhe nëse mendojnë se angazhimi në çështje të rëndësishme shoqërore është humbje kohe, janë një pjesë e pyetjeve të cilat do të munden t’u përgjigjen pjesëmarrësit në onlajn debatin “Sa mediat i plotësojnë kushtet për informimin e të rinjve?” që do të mbahet të mërkurën me fillim nga ora 15 në platformën Zum, njofton Portalb.

Debati publik është në organizim të Fondacionit Metamorfozis, ndërsa në kuadër të projektit “Lajme kredibile për rini të aftësuar”, i financuar nga Ambasada britanike në Shkup.

Në debat do të marrin pjesë përfaqësues të servisit publik RTVM, agjencia e lajmeve “Portalb.mk”, “Meta.mk”, Radio MOF, si dhe përfaqësues të Këshillit kombëtar të të rinjve i Maqedonisë (KKRM) dhe Kuvendi studentor universitar të UCDM-së. Ata do të flasin për shprehitë për informim të të rinjve dhe do ta ngrisin çështjen se nëse mediat ofrojnë përmbajtje me të cilat mund ta mbajnë vëmendjen e të rinve.

Ngjarja mbahet në kuadër të Ditëve të literaturës mediatike, ndërsa do ta hapë ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçel Gallouej.

Onlajn debatin do të mund të ndiqet përmes “Zum”-it në linkun vijues, ndërsa më shumë informata mund të gjinden këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button