Parashikuam 4 milionë euro për BRT, Arovska ta shqyrtojë paralajmërimin për anulim të projektit, bëri thirrje Boçvarski

Në propozim-buxhetin për vitin 2022 janë paraparë 246 milionë denarë (4 milionë denarë) për vendosje të Bas Rapid Transit (BRT) në Shkup. Procedura e tenderit për këtë projekt është në vijim, madje ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, sot i bëri thirrje pushtetit të qytetit të Shkupit ta rishqyrtojë paralajmërimin për anulim të projektit, njofton Portalb.

BRT, tha ministri, është zgjidhje me të cilën do të vendoset sistem i ri i transportit të udhëtarëve dhe jashtëzakonisht do të zvogëlohet koha e udhëtimit (për 50 për qind) dhe kaosi në komunikacion të cilin e kemi tani në keyqytet, ndërsa do të ulet edhe ndotja e ajrit.

“Nuk bëhet fjalë për furnizim të autobusëve të rinj, por për ndërtim të gjithë infrastrukturë, gjegjësisht të një sistemi të tërë të ri të rrjetit transportues i cili ofron transport të shpejtë dhe efikas të qytetit. Pjesë më të madhe në numrin e përgjithshëm të automjeteve që qarkullojnë nëpër qytet janë automjetet e udhltimitdhe kjo është diku mbi 80 për qind. Për këtë arsye, konsiderojmë se ky koncept i ri i transportit do të ndikojë mbi uljen e përdorimit të automjeteve, si dhe mbi uljen e ndotjes në Shkup. I bëjmë thirrje Qytetit të Shkupit ta rishqyrtojë vendimin, për shkak se çdo heqje dore nga një sistem i këtillë i transportit nuk do të sjellë transport më efikas në qytet”, tha Boçvarski.

Bëhet fjalë për projekt i cili, theksoi ministri, disa vite është projektuar dhe planifikuar përmes studimeve dhe analizave që i zhvillonte Qyteti i Shkupit. Është miratuar ligj në Kuvend me të cilin shteti huazon 70 milionë euro tek BERZH-i, ndërsa me të cilin do të vendosen dy linja nga “metroja e autobusëve”.

“Ky projekt ka vlerësime të shkëlqyeshme nga ana e ekspertëve ndërkombëtar. Kanë kaluar shumë hapa dhe faza. Për këtë arsye, apelova dhe do të përsëris se është mirë të mos shpejtohet me vendimet e tilla në Qytetin e Shkupit, për shkak se vendosja e një sistemi të ri sjell benefit të madh. Nga ana tjetër, nuk pamë argumente se pse do të ndërpritej një projekt i këtillë. Në qoftë se sillet një vendim, ai duhet të mbështetet me studime, analiza, elemente ekspertësh dhe të dhëna të cilat do të futen në gjithë këtë proces dhe projekt që, në fundit të ditës, të mund të themi se është sjellë një vendim i tillë. Besoj se pas informatave të cilat do t’i marrë për benefitet nga ky projekt, Qyteti i Shkupit dhe vetëqeverisja e re do ta ndryshojnë qëndrimin e e tyre”, tha Boçvarski.

Për dallim nga kryetari paraprak i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, i cili e promovonte këtë projekt si një nga më të rëndësishmit për kryeqytetin, kryetarja e re Danella Arsovska, në fushatë paralajmëronte se në vend të kësaj, problemet në trafikun në qytet do t’i zgjidhë me më shumë eko-autobusë të rinj dhe vendosje të linjave të reja. Një nga premtimet e saj parazgjedhore ishte blerja e 250 eko-autobusëve të rinj.

Boçvarski theksoi se është lehtë të furnizohen autobusë të rinj, por kur ata do të vendosen në funksion, do të bëjnë edhe presion shtesë.

Para disa ditëve, kryetarja e Shkupit Danella Arsovska njoftoi se nuk do ta vazhdojë projektin e metrosë Bas Rapid Transit (BRT) ose metrosë së autobusëve nga paraardhësi i saj Petre Shilegov. Arsovska thotë se në ditët në vijim do të ketë takime me ekspertë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me të cilët Qyteti i Shkupit realizon bashkërisht projektin, për t’u njohur me kushtet dhe çfarë është marrë vesh dhe është bërë deri më tani, por theksoi se nuk do ta realizojë, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

“Nuk kam premtuar BRT, por transport publik të shpejtë, në kohë dhe falas dhe 250 autobusë të rinj. BRT ishte projekt i paraardhësit tim, i cili nuk u zgjodh në këto zgjedhje, që do të thotë se qytetarët nuk e zgjodhën atë projekt. Kur ai i fitoi zgjedhjet para katër vitesh, në fushatë nuk premtoi BRT, por e prezantoi më vonë. Unë do të fokusohem në realizimin e asaj që kam premtuar në programin tim dhe për atë për të cilën jam përzgjedhur”, tha Arsovska.

Tenderi për zgjedhjen e një kompanie për prokurimin e automjeteve dhe implementimin e BRT është shpallur njëzet ditë më parë në faqen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Për realizimin e këtij projekti, Qeveria merr kredi në vlerë prej 70 milionë eurosh nga BERZH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button