Faza e parë e autostradës Shkup – Bllacë pritet të jetë gati vitin e ardhshëm

Shpronësimi i fazës së parë të pjesës së autostradës Shkup – Bllacë tërësisht ka përfunduar, ndërtimi po zhvillohet me dinamikë të mirë dhe pres që vitin e ardhshëm të jetë gati, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, njofton Portalb.

“Në vitin 2020 kur erdha në funksion kishin mbetur edhe disa lëndë, por tanimë kanë përfunduar dhe ndërtimi po shkon pandërprerë. Në disa pozicione ka gjendje të reja të cilat i mbikëqyrin organtet kompetente dhe ato shkaktojnë të bëhen disa punë të reja në pjesën e mureve mbajtëse dhe zgjidhje të shpateve me ç’rast pastaj autostrada më sigurtë do të vihej në funksion, tha Boçvarski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Sfidat, siç tha, po zgjidhen rrjedhimisht dhe nuk janë nga ndonjë vëllim i madh i cili nuk mundet shpejtë të zgjidhet.

“Besoj se gjatë vitit të ardhshëm do të mënjanohen dhe do të vazhdojë ndërtimi i këtyre pozicioneve. Ndërtimi i aksit të parë po zhvillohet me dinamikë të mirë dhe presim që vitin e ardhshëm të përfundojë së bashku me të gjithë sfidat të cilat paraqiten gjatë ndërtimit”, potencoi ministri Boçvarski.

Portalb.mk ka shkruar për nevojën e përshpejtimit të procedurës për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, duke pasur parasysh faktin se Kosova tashmë ka përfunduar pjesën e saj të punës, ndërsa kilometrat e mbetura nga pika kufitare “Bllacë” deri në Shkup aktualisht zhvillohen vetëm në një korsi për secilin drejtim. Rruga është plot gropa dhe nuk është e rrafsh, megjithëse në të ka frekuencë të zmadhuar të automjeteve.

Kosova është partneri ynë tregtar në të cilin ne eksportojmë më shumë sesa importojmë mallra në vit, ndërsa shumë banorë të këtij vendi shpesh vijnë për të blerje dhe për shërbime të tjera dhe lënë mjete të konsiderueshme financiare në vendin tonë. Përveç përfitimit ekonomik, autostrada përmes Kosovës aktualisht është lidhja më e shpejtë rrugore me portet e Tivarit dhe Durrësit për kryeqytetin e Maqedonisë dhe pjesët veriore të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button