Boçvarski: 91,7 për qind e mjeteve nga buxheti i MTL për vitin 2022 janë të dedikuara për projekte kapitale

Buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2022 është pozicionuar në nivel prej 11,865 miliardë denarë, prej të cilave 10,885 miliardë denarë janë të dedikuara për realizim të projekteve kapitale. Me të parashikojmë të realizojmë nivel të lartë të realizimit të investimeve kapitale në pjesën e rrjetit rrugor, hekurudhës, gazifikimit dhe infrastrukturën komunale. Madje 91,7 për qind e mjeteve janë të dedikuara për projekte kapitale, informoi ministri resor Bllagoj Boçvarski, njofton Portalb.

“Projekt kapital tek i cili do t’i kushtojmë vëmendje është ndërtimi i hekurudhës drejt Bullgarisë. Fokus i fuqishëm i japim rindërtimeve të akseve të autostradës të korridorëve 8 dhe 10, ndërsa ndërtimi i gazsjellësve magjistral mbesin prioritet edhe për vitin e ardhshëm. Për jetë më cilësore të qytetarëve vazhdojmë me ndërtimin e kanalizimeve dhe ujësjellësve nëpër komuna”, tha Boçvarski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Ai theksoi se do të përforcohen aktivitetet për ndërtim të rrugëve dhe rrugicave lokale, me intensitet jo të zvogëluar do të vazhdojmë ndërtimin e digës së lumit Otinja në Shtip, janë siguruar mjete për Qytetin e Shkupit për ndërtim të infrastrukturës për transport të shpejtë të autobusave nëpër qytet, ndërsa vazhdon edhe projekti për mbështetje financiare të linjave të reja ajrore.

“Përgjithësisht, komponenta zhvillimore e Buxhetit na jep pritje se vitin e ardhshëm do të kemi financim të papengueshëm të projekteve për shkak të realizimit të qëllimeve investuese të Ministrisë. Projektuam 6,188 miliardë denarë për ndërtim të autostradës të Korridorit 8, gjegjësisht akset e autostradave: Tetovë – Gostivar – Bukojçani dhe aksi Trebenisht – Strugë – Qafë Thanë, si dhe aksi i autostradës Prilep – Manastir të Korridorit 10”, tha Boçvarski.

Me këtë investim, shtoi, e rrumbullakëson planin për ndërtim të infrastrukturës rrugore moderne nga perëndimi drejt lindjes, duke e pasur parasysh se po punohet në aksin rrugor pjesë e rrjetit evropian të korridorëve.

“Përqëndim i posaçëm i japim edhe ndërtimit të hekurudhës drejt Republikës së Bullgarisë. Për këtë dedikim në Buxhet parashikuam 2,576 miliardë denarë. Në pajtueshmëri me procedurat e tenderit, presim se në kuartalin e parë të vitit të ardhshëm do të kemi zgjedhur realizues dhe do të fillojmë me ndërtim të dy akseve nga Kumanova dhe Bellakovce deri në Kriva Pallankë. Gjithashtu, do të vazhdojmë me mirëmbajtje të infrastrukturës hekurudhore të Korridorit 10”, saktëson Boçvarski.

Si projekt të rëndësishëm përmes të cilit në vazhdimësi Ministria u siguron mbështetje të gjithë komunave e theksoi rikonstruksionin e rrjetit rrugor lokal.

“Për vitin e ardhshëm janë projektuar 738 milionë denarë për rikonstruksion dhe ndërtim të rrugëve nëpër komuna, projekt i rëndësishëm për përmirësim të kusjteve për jetesë. Deri tani janë përfshirë rreth 60 kilometra rrugë, investuam mbi 11 milionë euro, kemi përfshirë gjithsej 62 rrugë. Në vijim është përgatitja për shpallje të thirrjes së tretë e cila duhet të përfshijë rikonstruksion të rrugëve lokale në gjatësi prej 60 kilometra shtesë”, tha ai.

Në buxhetin e Ministrisë për vitin e ardhshëm, siç tha, janë paraparë edhe 275 milionë denarë për rindërtim të dy gazsjellësve magjistrale, nga negotina përmes Prilepit deri në Manastir, ku punimet kanë përfunduar mbi 95 për qind dhe nga Shkupi – tetova deri në Gostivar, ku realizimi është rreth 80 për qind.

Me mjete nga Banka Investuese Evropiane vitin e ardhshëm, shpjegoi ministri, do të investohen 428 milionë denarë për ndërtim të linjave ujësjellëse dhe të kanalizimit, ndërsa përmes Bankës KFV në mënyrë plotësuese do të investohen 226 milionë denarë për sisteme ujësjellëse në Gjevgjeli, Kavadar, Radovish dhe Gostivar. Nga programi i posaçëm i Ministrisë janë projektuar 60 milionë denarë të dedikuara për përmirësim të furnizimit me ujë dhe për rikonstruksion të rrjeteve të kanalizimit me ç’rast gjithsej për këtë dedikim janë planifikuar 836 milionë denarë.

Siç tha Boçvarski, 339 milionë denarë janë paraparë për vendosje të  sistemit transportues inteligjent të Korridorit 10 me ç’rast do të ngritet siguria në komunikacion dhe do të mundësohet transport më efikas.

Janë projektuar, potencoi ministri, edhe 18 milionë denarë për përpunim të planeve urbanistike për komunat të cilat nuk kanë mjete të mjaftueshme për këtë dedikim, janë siguruar 20 milionë denarë për projekte nëpër komunat me popullatë rome.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button