RMV, janë sanksionuar 491 shoferë për vozitje të shpejtë

Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme realizoi aksion kontrolli në gjithë territorin e shtetit për sanksionim të automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç’rast janë sanksionuar 491 shoferë, njofton Portalb.

Sipas MPB-së, nga numri i përgjithshëm i sanksioneve, 90 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi prej mbi 50 kilometra në orë më shumë nga shpejtësia e lejuar. Madje, 195 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 296 jashtë vendbanimit

Nga MPB paralajmërojnë se aksionet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe apelojnë deri te pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat që të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button