fbpx

RMV, të rinjtë janë në internet për video thirrje, mesazhe dhe për t’u përfshi në rrjete sociale (Infografik)

Si asnjëherë më parë, 83,7 për qind e amvisërive në Maqedoni në tre muajt e parë të vitit 2021 kanë pasur qasje në internet. 99,5 për qind e të rinjve të moshës 15 deri në 24 vjeç e përdorin internetin, kurse 98,8 për qind e tyre janë në internet çdo ditë ose pothuajse çdo ditë, sipas raportit të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave për përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit në familje dhe individë, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Sa i përket aktiviteteve që të rinjtë e vendit tonë i kanë pasur në internet në fillim të vitit 2021, rreth 91.1 për qind e tyre e kanë përdorur internetin për telefonata ose video thirrje, duke përdorur aplikacione si Skype apo Facetime.

Personat e moshës 15 deri në 24 vjeç kanë qenë shumë të interesuar edhe për të marrë pjesë në rrjetet sociale – Facebook, Twitter dhe të tjerë (88,3 për qind e tyre i kanë përdorë rrjetet), kështu që ata kanë profilet e tyre të përdoruesve, shkëmbejnë mesazhe, shkruajnë statuse dhe të ngjashme.

Nga aktivitetet që të rinjtë në vend i realozojnë onlajn, vlen të theksohet se 76,4% kanë përmendur mundësinë për të gjetur informacion për produktet dhe shërbimet onlajn.

Edhe pse e-mailat dhe mesazhet elektronike janë ndër funksionet më të vjetra që i ofron interneti, 70.6 për qind e njerëzve të moshës 15 deri në 24 vjeç kanë dërguar ose marrë e-mail, që është përqindja më e lartë në krahasim me grupmoshat e tjera.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të përmendet se 64,1% e të rinjve të moshës 15-24 vjeç lexojnë lajme, gazeta apo revista onlajn në internet, që është përqindja më e lartë e këtij aktiviteti që kanë prindërit e tyre. Kështu, 63,2 për qind e personave nga 55 deri në 74 vjeç janë informuar onlajn, si dhe 76,6 për qind e qytetarëve të moshës 25 deri në 54 vjeç.

Aktivitetet e të rinjve në internet

Kur bëhet fjalë për rrjetet sociale dhe faqet e internetit, të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se të rinjtë ende nuk i përdorin rrjetet sociale për të shprehur mendime për çështje qytetare apo politike. Vetëm 25,9 për qind e të rinjve nga mosha 15 deri në 24 vjeç janë përgjigjur se përdorin këtë mundësi që ofron interneti.

Nga ana tjetër, është për t’u habitur që interneti tek të rinjtë në vend përdoret pak për shërbime bankare, por edhe për kërkimin e punës apo dërgimin e aplikacioneve për punë. 21,1 për qind e të rinjve përdorin mundësitë që ofrojnë internet shërbimet bankare, ndërsa vetëm 9,2 për qind e të rinjve kanë aplikuar për punë onlajn.

Më pak se 10 për qind e të rinjve në vend e kanë përdorur internetin në fillim të vitit për të shitur produkte ose shërbime onlajn, si dhe për të marrë pjesë në konsultime ose votime onlajn për të përcaktuar çështjet politike dhe qytetare (nënshkrimi i peticioneve, planifikimi urban, etj.).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button