LSDM të martën do të mblidhet për dorëheqjen e Zaevit, VMRO – DPMNE kërkon zgjedhje të shpejta

LSDM nga java e ardhshme pritet të fillojë procedurën për zgjedhje të liderit të ri partiak. Lideri aktual partiak dhe kryeministri Zoran Zaev, dje pas takimit me liderin e Alternativës, Afrim Gashi, paralajmëroi se të martën do të thirr mbledhje të Këshillit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë. Pasi të konstatohet dorëheqja e tij do të fillojë të rrjedhë afati prej 15 ditësh, në të cilat, sipas statutit partiak, duhet të shpallen zgjedhje të brendshme partiake për lider, kur duhet të caktohet edhe data për mbajtjen e tyre, transmeton Portalb.mk.  

Zaev është në krye të LSDM –së nga viti 2013, ndërsa këto ditë disa emra nga partia liferohen në opinion si pasardhës të mundshëm të Zaev. Mbrëmë në mbledhjen me Gashi, Zaev u paraqit me zëvendësministrin e financave, Dimitar Kovaçevski, emri i të cilit më së shpeshti përmendej si lider i ri potencial partiak. Zaev nuk deshi të komentojë.

Ai tha se, vendimi do të sillet në zgjedhje të brendshme partiake po edhe qëndrimi i tij është se lideri partiak duhet të jetë kryeministër.

Për VMRO-në opozitare, paralajmërimi dhe largimi i Zaevit nuk janë të mjaftueshme për dalje nga kriza. Nga partia edhe sot e përsëritën qëndrimin për zgjedhje të shpejta.

Zaev paralajmëroi dorëheqjen nga dy funksionet pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. Para se të dorëzojë në organet partiake, paralajmëroi se do të punojë në konsolidimin e shumicës parlamentare, për çka edhe u takua me Gashin e Alternativës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button