Për të njëjtën video, shpërndahen dy dezinformata të ndryshme – vaksinat janë të sigurta për fëmijët

Për të njëjtën video, njëri postim thotë në Meksikë ndërsa tjetri në Brazil, kështu nga disa persona në rrjetin social “Fejsbuk” është shpërndarë një video përmes së cilës tentohet që të dezinformohet masa. Shkaqet e vdekjes së fëmijës i cili shihet në videon e publikuar përmes së cilës pretendohet se ka vdekur nga vaksina, ende nuk dihen dhe po investigohen nga institucionet kompetente si dhe Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve. Ekspertët apelojnë që të mos bëhet panik dhe të vazhdojë vaksinimi, shkruan Portalb.mk.

Në vetë videot e publikuara nga personat në fjalë ka kontradikta të mëdha, i pari thotë se fëmija ka ndërruar jetë disa sekonda pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës ndërkaq i dyti thotë se ka vdekur pesë minuta më pas, njëri në Brazil e tjetri në Meksikë.

“Brazil… 13 vjeçari vdes pak sekonda mbas dozës së dytë.

Nuk kam fjalë!

Po tani kush e mban pergjegjesine?!

Shteti? Big Pharma? Mjeku?

Jooooooo asnje! Pergjegjes nuk ka!!!!” shkruan autori në publikimin e videos së parë.

Disa ditë pas kësaj, videoja e njëjtë me dezinformata të ndryshme, publikohet nga një person tjetër.

“Meksike vdes 5 minuta mbas vaksinimit” shkruan në videon e publikuar.

Si qëndron e vërteta?

Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve me seli në Shtetet e Bashkuara po heton rrethanat e vdekjes së 13 vjeçarit në videon e publikuar nga disa persona në rrjetet sociale, të cilët, në mënyrë të padrejtë është “konstatuar” se shkaktari vdekjes ka qenë vaksina e “Pfizer” kundër Kovid-19.

Ky adoleshent ka ndërruar jetë disa ditë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës kundër Kovid-19. Megjithatë, arsyeja e vdekjes së këtij të riu ende nuk dihet ndërkaq mjekët apelojnë deri te prindërit dhe të rinjtë që të mos kenë frikë për shkak se nuk ka hapësirë për diçka të tillë. Miliona doza të vaksinave kundër virusit korona janë administruar në botë pa asnjë efekt negativ.

Ritheksojmë se arsyeja e vdekjes së 13 vjeçarit ende nuk është bërë e ditur nga ana e institucioneve shëndetësore.

Jozyrtarisht, sipas një mediumi lokal, i riu Weverton ka vdekur 44 ditë pasi ka pranuar dozën e dytë të vaksinës si pasojë e sulmit në zemër, megjithatë, shkaqet reale të vdekjes së tij janë ende nën investigim.

Vaksinat janë të sigurta për fëmijët dhe adoleshentët 

Para se të autorizojnë vaksinimin kundër virusit korona te fëmijët, shkencëtarët kaluan disa prova klinike të sigurisë, efikasitetit dhe efektivitetit. FDA-ja tashmë ka marrë autorizim emergjent për përdorimin e vaksinës të “Pfizer” për fëmijët e moshës 5-15 vjeçe ndërkaq aprovim të plotë për përdorim të të rinjve nga mosha 16 vjeçe. Për këtë, mësoni më shumë duke klikuar këtu.

Përfitimet e vaksinës kundër Kovid-19 tejkalojnë çdo rezik të mundshëm potencial. Ekspertët apelojnë që të gjithë fëmijët që e kanë mundësinë e vaksinimit të vaksinohen sa më shpejtë.

Siguria e vaksinave kundër Kovid-19 po monitorohet përmes një programi shumë rigozor dhe intensiv të monitorimit, ndër më rigorozët në historinë e ShBA-ve.

Vaksinë, vaksinim, foto: Ministria e Shëndetësisë e Kosovës
Vaksinë, vaksinim, foto: Ministria e Shëndetësisë e Kosovës

Disa informacoione shtesë:

  • Fëmija juaj mund të merr vaksinën kundër Kovid-19 dhe njëkohësisht një vaksinë tjetër
  • Efektet anësore janë të rralla apo thuajse të pamundura
  • Rastet e miokarditit (inflamacion i muskulit të zemrës) dhe perikarditit (inflamacion i rreshtimit të jashtëm të zemrës) janë raportuar pas vaksinimit Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 te fëmijët e moshës 12-17 vjeç. Këto reagime janë të rralla, në një studim, rreziku i miokarditit pas dozës së dytë të Pfizer-BioNTech në javën e parë pas vaksinimit ishte rreth 54 raste për milion doza të administruara te meshkujt e moshës 12-17 vjeç.
  • Një reaksion i rëndë alergjik, si anafilaksia, mund të ndodhë pas çdo vaksine, duke përfshirë vaksinat kundër Kovid-19, por kjo është e rrallë.
  • Fëmija juaj nuk mund të marrë Kovid-19 nga asnjë vaksinë Kovid-19, përfshirë vaksinën Pfizer-BioNTech. Mësoni më shumë se si funksionojnë vaksinat mRNA, si vaksinat Pfizer-BioNTech duke klikuar këtu.
  • Nuk ka asnjë provë që vaksinat Kovid-19 shkaktojnë probleme të fertilitetit.

Edhe pse Kovid-19 mund të kalohet më lehtë nga fëmijët në krahasim me më të moshuarit, ky virus ka mundësi që ti sëmure rëndë edhe fëmijët deri në hospitalizim apo raste fatale.

Edhe pse siç theksuam paraprakisht fëmijët janë më pak të rrezikuar nga virusi, ata kanë mundësi të:

  • Infektohen me virusin korona
  • Sëmuren rëndë nga virusi korona
  • Të kenë pasoja shëndetësore afatgjate nga virus
  • Infektojnë tjerët me virus

Efektet anësore të mundshme 

Në dorë mund të ketë dhimbje të dorës, skuqje apo ënjtje. Ndërkaq fëmija juaj gjithashtu mund të ndjehet i lodhur, të ketë kokëdhimbje, dhimbje të muskujve, temperaturë, të dridhura edhe ethe.

Imuniteti i fëmijëve

Një argument tjetër për të qenë të kujdesshëm për momentin: Fëmijët që infektohen me virusin korona, rrallë sëmuren rëndë. Në të shumtën e rasteve, infeksioni kalon si një ftohje e lehtë.

“Sistemi ynë imunitar ka nevojë për receptorë që njohin modele të caktuara për të luftuar një infeksion virusi që në fillim. Këta receptorë sigurojnë që trupi të prodhojë Interferon. Kjo është linja e parë e mbrojtjes kundër viruseve.” tha Roland Eils.

Ai drejton departamentin për shëndetin digjital në Institutin e Shëndetit të Berlinit në Spitalin Universitar Charité: “Ne kemi zbuluar se fëmijët i njohin këto modele shumë më efektivisht sesa të rriturit dhe më pas aktivizojnë sistemin imunitar”.

Ndërkaq fëmijët me sëmundje shoqëruese janë më të rezikuar nga virusi korona krahasuar me fëmijët pa sëmundje. Fëmijët të cilët infektohen me virusin korona gjithashtu mund të zhvillojnë komplikime serioze si sindroma inflamatore multisistemike, që do të thotë gjendja kur pjesë të ndryshme të trupit inflamohen, duke përfshirë zemrën, mushkëritë, veshkat, trurin, lëkurën sytë ose organin gastrointestinal.

Vaksinimi shërben edhe mbrojtjes së përgjithshme

Një argument tjetër për vaksinimin e fëmijëve, thotë Kawsar Talaat, është arritja e imunitetit të tufës. Në fund të fundit, ky është qëllimi i shoqërisë në tërësi për të ndaluar përhapjen e virusit.

“Kovid-19 ka dhe një ndikim tjetër në jetën e fëmijëve përtej sëmundjes aktuale: mbyllje, karantina, mbyllje shkollash. Zhvillimi psikologjik dhe fizik i fëmijëve është dëmtuar pothuajse kudo në botë, pas gati dy vitesh të pandemisë Covid-19. Mënyra më e mirë për ta rikthyer jetën në rrugën e duhur është të vaksinoheni.”tha Talaat.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut vaksinimi i fëmijëve kundër virusit korona ka filluar më datë 19 korrik të këtij viti dhe deri më tani nuk është paraqitur ndonjë rast me efekt anësor serioz te fëmijët, kështu për Portalb konfirmuan institucionet shëndetësore në vend.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button