Warner Bros prezantoi zyrtarisht MultiVersus, në lojë do të jenë Batman, Superman dhe shumë të tjerë (VIDEO)

Warner Bros ka prezantuar zyrtarisht MultiVersus. Loja do të dalë në vitin 2022 dhe do të mund të luhet në konsolat dhe PC dhe lajmi më i mirë është që do të jetë pa pagesë, lajmëron IGN, transmeton Portalb. Sinhronizimi i lojëtarëve brenda lojës do të realizohet nga:

Batman, me zërin e Kevin Conroy
Superman, me zërin  George Newbern
Wonder Woman, zëri i Abby Trott
Harley Quinn, me zërin e Tara Strong
Shaggy (Scooby-Doo), me zërin e Matthew Lillard
Bugs Bunny (Looney Tunes), sinhronizuar nga Eric Bauza
Arya Stark (Game of Thrones), me zërin e Maisie Williams
Jake the Dog (Koha e aventurës), me zërin e John DiMaggio
Finn the Human (Koha e Aventurës), me zërin e Jeremy Shada
Steven Universe, me zërin e Daniel DiVenere
Garnet (Steven Universe), me zërin e Estelle
Tom dhe Jerry, me zërin e Eric Bauza
Reindog (një personazh origjinal për MultiVersus), sinhronizuar nga Andrew Frankel

Çdo personazh ka një grup aftësish unike që është krijuar për t’u përshtatur në mënyrë dinamike me personazhet e tjerë. Si një lojë falas për të luajtur, MultiVersus do të mbështetet nga blerjet brenda lojës. Warner Bros Games nuk ka zbuluar ende se çka do mund të blihet brenda lojës.

MultiVersus’ do të mbështetet nga këto pajisje elektronike si Xbox Series X/S, Xbox One, PS5, PS4 dhe PC përmes Steam. Repartet dhe veçoritë online do t’ju lejojnë të sfidoni grupet e tjera dhe të ngjiteni në tabelat e drejtuesve.Player First Games do të zhvillojë teste për luajtje dhe ju mund të regjistroheni për të marrë pjesë në to në faqen e internetit të MultiVersus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button