fbpx

Shekerinska: Zaev ka gabuar që e ka ndërlidhur mandatin me zgjedhjet lokale, tani fokusi të vendoset në shumicën stabile

Mendoj se, lideri i LSDM-së dhe kryeministri ka gabuar që ndërlidhi mandatin e tij me rezultatin e zgjedhjeve lokale. Tani fokusi duhet të jetë në shumicën stabile parlamentare, të mos i jepet shans Bullgarisë të shfrytëzojë çfarë do lloj dobësie te ne, që të thotë nuk mund të gjendet zgjidhje, tha në emisionin “Top tema” në Telma, ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, ish nënkryetarja e LSDM-së, transmeton Portalb.mk.

“Shumica jonë në Kuvend nuk është shumicë për nëj ditë – ajo duhet të jetë shumicë që do të jap rezultate në integrimet evropiane, njëjtë sikurse dhamë rezultat me NATO-n. Duhet të përpiqemi të kemi sukses dhe jo të presim anash dhe të shpresojmë që të përmbyset diçka”, tha ajo,

Zaev dje paralajmëroi se të martën, para organeve të LSDM-së do ta zyrtarizojë dorëheqjen e funksionit të liderit, pas çka do të fillojë procedura për zgjedhje të parakohshme brendapartiake për liderin e ri, i cili më pas do të ketë mandat që të formojë qeveri të re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button