BE-ja rekomandon përdorimin e pilulës së Merck kundër COVID-19

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian, të premten, sot ka këshilluar që pilula eksperimentale kundër COVID-19 e prodhuar nga kompania Merck duhet të jepet brenda pesë ditësh nga simptomat e para të sëmundjes te personat e rritur, të cilët nuk kanë nevojë për trajtim me oksigjen dhe që janë në rrezik që gjendja shëndetësore të iu përkeqësohet, transmeton REL.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se pilula duhet të merret dy herë në ditë për pesë ditë, por ka këshilluar kundër përdorimit të këtij ilaçi te gratë shtatzëna apo të grave që planifikojnë të bëjnë fëmijë.

EMA lëshon këtë këshillë për të mbështetur autoritetet kombëtare që mund të vendosin për përdorimin e mundshëm të këtij ilaçi, para se ai të marrë miratimin e tregut… në kohën e rritjes së shkallës së infeksionit dhe vdekjeve për shkak të COVID-19 në gjithë Evropën”, tha EMA.

Muajin e kaluar, EMA nisin të shqyrtojë pilulën e kompanisë Merck, quhet Lagevrio dhe të premten tha se do të nisë të shikojë edhe të dhënat e pilulës së krijuar nga kompania Pfizer, me qëllim që të japë rekomandimin nëse duhet të përdoret apo jo.

Po ashtu EMA tha se edhe nënat gjidhënëse duhet të ndalojnë ushqimin e fëmijëve me gji në kohën kur marrin pilulën e kompanisë Merck.

Më 1 tetor, Merck kishte thënë se pilula e prodhuar nga kjo kompani zvogëlon për 50 për qind rrezikun për sëmurje të rëndë, nëse terapia merret për pesë ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button