Filipçe: Vaksinimi i detyrueshëm i punonjësve shëndetësor është i rëndësishëm sepse ata duhet të jenë shembull

Vaksinimi i detzyrueshlm i punonjësve shëndetësor është i rëndësishëm sepse ata duhet të jenë shembull për këtë. Në qoftë se pacientët vijnë atje që të mjekohen, duhet të dinë se njerëzit të cilët i mjekojnë janë tërësisht të vaksinuar, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njofton Portalb.

Për propozim-masat, siç tha, do të bisedohet në Shtabin kryesor të krizës të hënën, ndërsa pastaj edhe në seancë të Qeverisë.

Filipçe deklaroi se po i ndjekin shembujt nga shtetet e tjera dhe se gjithnjë e më shumë vende të rajonit dhe nga Evropa Perëndimore po zbatojnë masa me të cilat gjithnjë e më shumë restriksione po u dedikohen të të pavaksinuarve.

“Ende nuk ka vend, e as ka rekomandim nga ndonjë institucion ndërkombëtar që kjo vaksinë të bëhet e detyrueshme dhe të hyjë në kalendar. Kjo është diçka që kur do të ndodhte, ndërsa sinqerisht besoj se është një nga arsyet që të dilet nga kriza vitin e ardhshëm, ne do ta bënim, por, tani për tani nuk ka rekomandime të tilla, kështuqë veprojmë dhe ndjekim shembuj që i implementojnë vendet e ndryshme në botë”, tha Filipçe.

Për momentin, siç kumtoi ai, shteti disponon me 670 mijë vaksina Fajzer dhe 20 mijë Astra Zeneka. Pritet që të mbërrijnë edhe 200 mijë vaksina të “Fajzer”-it si donacion nga Italia, me afat deri nga mesi i vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button