RMV, dyqind mijë vaksina nga prodhuesi Fajzer donacion nga Polonia

Një sasi prej 200 mijë vaksinash nga prodhuesi Fajzer sonte iu dhurua shtetit tonë nga Polonia, informuan nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se këto dy vite kanë treguar se sa në fakt janë të rëndësishme ndihma dhe solidariteti nga vendet e tjera, duke theksuar se Polonia është midis vendeve të para të cilat e kanë paralajmëruar mekanizmin e solidaritetit dhe donacion të vaksinave.

“Me këtë sasi të rëndësishme prej 200 mijë vaksinave nga prodhuesi Fajzer, sasitë tona në këtë moment praktikisht dyfishohen, gjegjësisht kemi gjithsej 470 mijë vaksina. Kjo është tejet e mjaftueshme për një periudhë të shkurtër kohore, në pajtueshmëri me masat e reja të cilat besoj se Qeveria do t’i miratojë, qytetarët të vaksinohen dhe të parandalojnë sërish të rriten numrat që të ballafaqohemi me këtë numër të madh të të sëmurëve, ndërsa me këtë të ngarkohen kapacitetet spitalore”, deklaroi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button