Kosovë: Një viktimë dhe shtatë raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 19 nëntor se në Kosovë se ka regjistruar një viktimë me koronavirus dhe shtatë raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja dolën pas testimit të 1,324 mostrave, që i bie se 0.52 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 26 personave, ndërkaq raste aktive janë 380.

Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,748 doza të vaksinës, transmeton REL.

Që prej fillimit të fushatës së imunizimit në fund të muajit mars, në Kosovë janë vaksinuar me dy doza 754,429 persona, ndërkaq një dozë kanë marrë 848,452 qytetarë.

Në Kosovë, të drejtë për t’u vaksinuar kundër koronavirusit kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin ndërmjet vaksinës së kompanisë, AstraZeneca apo të Pfizer/BioNTech.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button