Policia Financiare hyri në Komunën e Tetovës, Kasami: Presion politik

Policia Financiare sot ka hyrë në Komunën e Tetovës lidhur me rastet nga periudha kur në krye të kësaj komune ishte Sadi Bexheti, gjegjësisht në sktorin për çështje juridike dhe financiare. Kasami akuzoi pushtetin qendror për presion politik ndaj tij, ai mendon kështu sepse bëhet fjalë për raste para 10 viteve më parë, njofton Portalb.mk.

Këtë vizitë nga Policia Financiare Kasami e konsideron si presion politik.

“Sot më vizitoi Policia Finaciare me preketeks të kontrollës të disa lëndëve të ish kryetarit të Tetovës, Sadi Bexheti të para 8 viteve. Pra nuk kanë pasur kohë brenda 8 viteve deri sa ka qenë Teuta Arifi kryetare e Komunës së Tetovës që t’i procesojnë këto lëndë. Në momentin kur Bilall Kasami vjen në krye të Tetovës edhe me gjithë problemet tjera që m’i kanë lënë trashëgimi sot më viziton edhe Policia Financiare dhe unë vlerësoj se është presion politik.” tha Bilall Kasami.

Për këtë reaguan nga Drejtoria e Policisë Fianciare, të cilët nëpërmjet një kumtese thanë se punojnë në mënyrë të paanshme nga ku kërkuan që rasti të mos politizohet.

“Policia Financiare tashmë disa muaj mbledh të dhëna dhe vepron sipas urdhrit të Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Drejtoria e Policisë Financiare në punën e saj të rregullt procedon pa selektivitet dhe paanshmëri, në përputhje me kompetencat e saj ligjore dhe udhëzimet e marra nga Prokuroria. Përderisa rasti është në procedure parahetimore, për shkak të parimit të fshehtësisë, në këtë moment nuk do të mund të ndajmë më shumë informacione relevante dhe ju lusim që të mos keqpërdoret dhe përdoret për qëllime politike.” thanë nga Policia Financiare.

Ndryshe, Sadi Bexheti ka qenë kryetar i Komunës së Tetovës në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2013, nga PDSH-ja. Në zgjedhjet e vitit 2013 Bexheti e humbi betejën me Teuta Arifin nga BDI, e cila qëndroi në krye të komunës për dy mandate, pra deri në tetor të këtij viti. Në zgjedhjet e fundit lokale kandidat ishte edhe Bexheti. Ai fitoi 3840 vota, por ato nuk mjaftuan për të hyrë në raundin e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button