Arsovska emëroi Bujare Abazin për nënkryetare të Shkupit

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, emëroi Bujare Abazin për nënkryetare të Shkupit, njoftuan nga kabineti i saj, transmeton Portalb.mk.

Arsovska sot solemnisht ia dorëzoi vendimin Abazit, pas së cilës të dyja zhvilluan takim në të cilin diskutuan për bashkëpunimin e ardhshëm dhe sfidat me të cilat ballafaqohet qyteti.

Bujare Abazi është inxhiniere e diplomuar në Fakultetin e shkencave të komunikimit në Zagreb, si dhe ka arsim të lartë shtesë si ekonomiste e diplomuar. Abazi është këshilltare aktuale në Këshillin e ri të Qytetit të Shkupit, ku hyri e dyta në listën e dorëzuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button