Dënim me shtatë vjet e gjashtë muaj burg për vozitësin që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën Jelena nga Kumanova

Me  7 vjet e gjashtë muaj burg është dënuar kumanovari Nikolla Stefanovski, vozitësi i cili u akuzua për vepra të rënda kundër sigurisë në komunikacion me pasojë vdekjen, për aksidentin në të cilin humbi jetën e mitura nga Kumanova, Jelena Filipoviq, shkruan Fokus, transmeton Portalb.mk.

“Rasti Jelena Filipovi”  në seancën e si cilit ishte shpallur publikisht aktgjykimi me të cilin gjykata e shpalli fajtor të akuzuarin dhe e dënoi me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 7 vjet e 6 muaj. Njëkohësisht, gjykata vendosi ndalimin e drejtimit të mjetit për një periudhë 5 vjeçare”, njoftuan nga Koalicioni “Të gjithë për një proces të drejtë”.

Aksidenti ndodhi janarin e viti të kaluar në territorin e Ilindenit të Shkupit kur shoferi Nikolla kishte 20 vjet, ndërsa e ndjera Jelena vetëm pak ditë para moshës madhore. Me ta në veturë kishte qenë edhe Tamara Petkovska, e cila është lënduar rëndë dhe është dëmtuar edhe gjatë procesit gjyqësor.

Babai i të ndjerës është sërish në paraburgim pasi në gusht dyshohej se kishte kërkuar vrasës me pagesë për të likuiduar vozitësin që vrau vajzën e tij. Ky hetim është ende në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button