Dimitrievski: Askush nuk mund të më kthejë në partinë prej të cilës nuk kam dalë asnjëherë

Askush nuk mund të më kthejë në partinë prej së cilës nuk kam dalë asnjëherë, reagoi kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, pasi mbrëmë erdh një paralajmërim i tillë nga sekretari gjeneral i LSDM-së, Lupço Nikollovski, transmeton Portalb.mk.

Sipas statutit, thotë Dimitrievski, ai është ende anëtar dhe porositi se me padurim e pret seancën e Këshillit Qendror të LSDM-së, në të cilën do të diskutohet për statusin e tij, por edhe për politikat humbëse në një pjesë të udhëheqësisë. Ai tha se, pret që të realizohen dorëheqjet e paralajmëruara.

“LSDM i nevojiten ndryshime radikale dhe transformime vertikalisht dhe horizontalisht dhe mënyra e praktikimit të pushtetit, eliminimit të qasjes fitimprurëse – klienteliste që duhet të ndërrohen me politika të vërteta shtetformuese të bazuara në ideologji në të cilat qytetarët do të jenë para interesit partiak – personal. Ne pushtetin nga qytetarët e kemi fituar që të jemi të ndryshëm dhe jo të njëjtë apo të ngjashëm me ata paraprak. Pres realizim të dorëheqjeve të paralajmëruar dje ndryshime kadrovike në Qeveri, por edhe në parti sepse një ndër parimet tona ishte edhe “Fjala është fjalë”, ka shkruar Dimitrievski në reagimin e tij në Facebook.

Ai pretendon se edhe në periudhën e kaluar presionet ndaj tij dhe përkrahësve të tij kanë qenë të mëdha dhe kanë ardhur nga njerëz që thirren “bashkëpartiak të tij”.

“Nuk ka hapësirë për bisedë as për marrëveshje me ata që shkatërruan gjithçka, dolën nga parimet e LSDM-së dhe u shërben me metoda grueviste. Nuk do të lejojë të jem pjesë e lojërave të dikujt për mbledhjen e pikëve të ulëta politike, fokusi im momentalisht është t’i realizojmë të gjithë projektet e premtuara për të cilat kemi marrë besimin nga qytetarët, me këtë duke u udhëhequr sipas parimeve reale socialdemokrate”, porositi Dimitrievski.

Në zgjedhjet lokale muajin e kaluar, Maksim Dimitrievski ka fituar në garën për kryetar të Kumanovës dhe ka marrë mandatin e dytë. Për dallim nga i pari, kur ishte kandidat i LSDM-së, në këto zgjedhje Dimitrievski u kandidua si i pavarur dhe kishte listë të tij këshilltarësh. Ai u përjashtua nga partia pas publikimit se do të dorëzojë kandidaturë si kandidat i pavarur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button