fbpx

Kurz mbeti pa imunitet parlamentar në hetimin për pagesën e reklamave me paratë publike në favor të tij

Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz humbi imunitetin parlamentar pasi ligjvënësit votuan njëzëri një vendim për të lejuar vazhdimin e një hetimi për korrupsion.

Edhe partia e tij votoi pro heqjes së imunitetit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Popullore Austriake (OVP), e cila mendon se është e nevojshme për tu zbardhur sa më shpejt akuzat, transmeton Telegrafi.

Pas dorëheqjes si kancelari, Kurz u mbrojt nga imuniteti parlamentar pasi kaloi në parlament, raporton euronews.

Ai është nën hetim për përvetësim parash, ndërsa akuzohet edhe për deklarim të rremë në komisionin hetimor parlamentar, lidhur me aferën Ibiza. Kurz mohon të gjitha akuzat.

Kujtojmë se janë zhvilluar një seri kontrollesh më 6 tetor në zyrën e kancelarit, selinë e OVP dhe në ministrinë e financave çuan në disa zbulime që çuan në dorëheqjen e Kurzit. Por ai mbeti deputet dhe vazhdon të drejtojë partinë dhe klubin e deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button