Presidenti polak Duda: Nëse Bullgaria s’e tërheq veton, personalisht do të angazhohem që të gjendet zgjidhje për anëtarësimin e RMV-së në BE

Presidenti polak, Anzhej Duda thotë se, nëse Qeveria e re bullgare vazhdon të jetë jokonstruktive në lidhje me anëtarësimin e Maqedonisë në BE, ai personalisht si presidenti, do të angazhohet që të gjej zgjidhje e cila do t’i mundësojë Maqedonisë të bëhet anëtare e plotë e BE-së. Por, ai shtoi se shpreson që autoritet e reja bullgare do të kenë pozicion të ri, më konstuktive për këtë çështje, transmeton Portalb.mk.

“Bullgaria është ende në proces zgjedhor, presim formim të Qeverisë së re. Ka ende shumë pyetje dhe situata duhet të sqarohet. Shpresoj se autoritetet e reja në Bullgari do të kenë pozicion të ri më konstruktiv në aspektin e qasjes së Maqedonisë së Veriut në BE. Nga ana ime, do të doja t’ju bind se, Polonia jep mbështetje të vazhdueshme për Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE de personalisht si president i Polonisë, do të doja të deklarojë publikisht se nëse Republika e Bullgarisë dhe autoritet bullgare politike edhe më tej reagojnë në mënyrë jokonstruktive për anëtarësimi e Maqedonisë së Veriut në BE, unë personalisht do të angazhohem për përgatitjen e ndonjë zgjidhje e cila do t’i mundësojë Maqedonisë së Veriut anëtarësim në BE në parimet e anëtarësimit të plotë”, tha Duda duke iu përgjigjur gazetarëve për veton bullgare, në konferencën e përbashkët për media me presidentin Stevo PEndarovski.

Ndërkaq, Pendarovski tha se, është i kujdesshëm në lidhje me paralajmërimet e Bullgarisë për qasje të re drejt Maqedonisë. Qëndrimi i tij është tani për tani se nuk duhet të merremi me deklarata që vijnë nga njerëz që janë ende kandidatë në zgjedhje.

“Ata janë njerëz që nuk kanë ende legjitimitet të plotë politik apo janë kandidat që duhet të bëhen anëtarë të Qeverisë. Unë jam realist i kujdesshëm”, tha ai.

Presidenti Stevo Pendarovski  priti Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, me një ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të dy presidentët zhvilluan takim tete-a-tete, pas të cilit pasoi takimi plenar i dy delegacioneve.

Në fokus të ishin bisedimeve  marrëdhënie e përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Polonisë, integrimin evropian të vendit në Bashkimin Evropian, si dhe situatën në rajonin më të gjerë dhe Evropë.

Pas mbledhjes plenare të delegacioneve, të dy presidentët të mbajtën konferencë të përbashkët për media.

Gjatë vizitës zyrtare, presidenti Duda shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Agatha Kornhauser-Duda.

Pendarovski dhe Duda  do të marrin pjesë në forumin e biznesit maqedono-polakë  si dhe do të vendosin kurora me lule te varri i Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas”.

Gjatë vizitës Duda është paraparë të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button