Ballkani i bashkuar për ajër të pastër: Nesër dhe pasnesër do të mbillen 400 drunjë në rajon dhe në Shkup

Më 19 dhe 20 nëntor do të mbillen gjithsej 400 drunjë në disa qytete të rajonit, përfshirë edhe Shkupin. Ashtu si vitin e kaluar, aksioni rajonal “Pema e Miqësisë” që organizohet nga Fondi Evropian për Ballkanin (FEB), në bashkëpunim me AjriIm/AirCare, në Maqedoni dhe partnerë të tjerë lokalë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Në Shkup, drunjtë do të mbillen në dy lokacione në territorin e Gazi Babës, si një nga komunat më të mëdha industriale në qytet.

Aksioni civil në vendin tonë do të zhvillohet më 20 nëntor në ora 12:00 në një lokacion në park në vendbanimin Autokomandë, përballë Stacionit të Veterinarisë dhe një park në vendbanimin Hekurana afër shkollës Grigor Prliçev. Do të mbillen rreth 50 drunjë halore që rriten shpejtë dhe në aksion do të marrin pjesë qytetarë që jetojnë në këto zona, aktivistë të gjelbër dhe përfaqësues të tjerë aktivë të organizatave joqeveritare për mbrojtjen e natyrës.

Qëllimi është të tregohet se duke marrë përgjegjësi individuale dhe duke paralajmëruar publikun për seriozitetin e problemit të ndotjes së ajrit, është e mundur të bëhet dallimi midis niveleve lokale dhe rajonale.

“Ky aksion, i cili po organizohet për të dytin vit radhazi, synon solidaritetin në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndotjen e ajrit. Ky është problem jo vetëm në Shkup, por edhe në Beograd, Tiranë, Sarajevë, Prishtinë dhe shumë qytete të tjera të rajonit. Vetëm përmes bashkëpunimit, ndarjes së njohurive dhe ndërtimit të planeve afatgjata, ne të gjithë më në fund mund të thithim ajër të pastër. Shkupi është vazhdimisht në listën e qyteteve më të ndotura në botë çdo vit dhe është e rëndësishme që vazhdimisht të ndërmerren hapa të përbashkët dhe konkret për të rinovuar fondin e pemëve që vazhdimisht po zvogëlohet për shkak të prerjeve”, tha Gorjan Jovanovski, themelues i aplikacioni Ajri Im.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë cilësinë më të keqe të ajrit në Evropë. Qytetarët e Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të ekspozuar në mënyrë të barabartë ndaj ndotësve të ajrit.

Me këtë aksion Ajri Im së bashku me Fondin Evropian për Ballkanin dhe partnerë vendas nga vende të tjera njoftojnë vazhdimin e fushatës rajonale “Ballkani i bashkuar për ajër të pastër”, e cila synon uljen e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në rajon nëpërmjet solidaritetit i cili është planifikuar të fillojë në dhjetor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button