RMV, u hap Samiti i Grave Sipërmarrëse dhe u ndanë çmimet e para

Sot në Shkup filloi Samiti i parë dyditor për Gratë Sipërmarrëse “Perspektiva të reja për sipërmarrësi të grave”, që po mbahet në hotelin Aleksandar Palas. Në këtë manifestim u ndanë çmimet e para në kategorinë e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, e ato i morën: SEMOS Edukim dhe drejtoresha e pronare Valentina Taseva dhe Ana Hristovska nga kompania ndërtimore Lindi Group, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Çmimet u dorëzuan nga zëvendëskryeministri Fatmir Bitiqi dhe zëvendës shefi i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Julian Vasalo.

Në hapjen e sotme të manifestimit, të pranishmëve iu drejtua kryetarja e re e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

“Të besojmë në gratë, në fuqinë dhe guximin e tyre dhe të jemi gjithmonë me ta dhe t’i ndihmojmë”, ishte motivi i përshëndetjes së Danela Arsovskës, kryetare e qytetit të Shkupit e cila është një nga nënshkruesit e Platformës Kombëtare.

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi i rikujtoi të gjitha përpjekjet e bëra në vitet e fundit për të inkurajuar sektorin e biznesit të grave dhe të bëhen partner i barabartë ekonomik, ndërsa ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i ritheksoi përpjekjet e Ministrisë dhe personelit të tij si Ministër për tejkalimin e problemeve dhe financim më të madh në pjesën ekonomike të vendit.

Ministria e Ekonomisë është sponsor institucional i ngjarjes në pjesën e ndarjes së çmimeve për sipërmarrëset më të suksesshme, sipas suksesit të tyre, çmim ky që jepet për herë të parë dhe sigurisht që do të jetë një shtysë e mëtejshme në zhvillimin e sipërmarrësish së grave.

Onlajn u përfshinë dhe i ndanë përvojat dhe dëshirat e tyre për punë të mëtejshme të suksesshme, Uendi Dajmond, Kryetare e Organizatës për Ditën e Sipërmarrësisë së Grave dhe Virxhina Litëlxhon, kryetare dhe Drejtore Ekzekutive e Quantum Leaps.

Ndarja e përvojave, përpjekjeve dhe përpjekjeve për zhvillimin e sipërmarrjes së grave ishte shumë konstruktive dhe gjithëpërfshirëse e Apostolina Tsaltampasi – kryetare e Shoqatës së grave afariste SEGE dhe Kryetare e Koalicionit ballkanik të grave afariste, si dhe Gabriela Kostovska Bogoeska, Drejtore Ekzekutive e Fondacionit për Kërkime Industriale Mega dhe WEGATE koordinatore.

Valentina Taseva, drejtore e SEMOS Edukim, Danica Liçenin Blazhevska, pronare e marketeve REPTIL dhe Vaska Mojsovska, Kryetare e Federatës Kombëtare, i hodhën një vështrim të ardhmes nga këndvështrimi i grave sipërmarrëse të suksesshme.

Dita e sotme përfundoi me takime biznesi, ku gratë sipërmarrëse kishin mundësi të shkëmbenin përvojat me njëra-tjetrën.

Samiti me punën dhe agjendën e tij do të vazhdojë nesër – më 19.11, ditë që është shpallur Dita Botërore e Grave Sipërmarrëse dhe festohet në 142 vende të botës.

Ngjarja organizohet nga themeluesit e Platformës Kombëtare për Gratë Sipërmarrëse: Shoqata e Grave Afariste, Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, Federata Kombëtare e Fermerëve dhe Fondacioni për Menaxhment dhe Hulumtime Industriale – MIR, me mbështetjen dhe bashkëfinancim i BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button