Në Maqedoninë e Veriut përqindja e mësimdhënësve të vaksinuar është dyfish më e madhe se mesatarja e shtetit, sqarojnë nga Ministria

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut vlerësojnë se mësimdhënësit treguan përgjegjësi duke u vaksinuar kundër virusit Kovid-19, ashtu që vlerësohet se shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura, transmeton Portalb.mk.

“Për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe shëndetin e tyre, mësimdhënësit  treguan përgjegjësi të lartë dhe për këtë arsye përqindja e të vaksinuarve është dy herë më e lartë se mesatarja në nivel shtetëror”, tha këshilltari i MASH-it, Dushan Tomshiq.

Ai vlerësoi që shkollat duhet të jenë të hapura, por varësisht nga gjendja epidemiologjike, ata janë të gatshëm edhe për dy modelet tjera.

Në lidhje me rekomandimin e fundit që mësim mund të japin vetëm mësimdhënësit që janë të vaksinuar, ai theksoi që gjithçka që do të vlejë për sektorin publik, do të vlejë edhe për punonjësit e arsimit, nëse mësimdhënësi refuzon të vaksinohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button