Zyrtari amerikan: Marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, gjatë mandatit të Kurtit

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe, është takuar të enjten me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, raporton Koha.net.

Giacobbe ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për planin për të realizuar marrëveshjen me Serbinë gjatë këtij mandati qeverisës të Kurtit.

“Kisha kënaqësinë të takohesha me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi sot për të diskutuar një varg çështjesh, përfshirë këtu planin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, gjatë mandatit të tij qeverisës”, ka shkruar Giacobbe në Twitter.

Në Bruksel kanë përfunduar të mërkurën bisedimet midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me zyrtarët evropianë, por pa takim trepalësh mes tyre.

Delegacionin e Kosovës gjatë dy ditëve negociata e udhëhoqi zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button