fbpx

Perez po rikthen Realin e “galaktikëve”, zbulohen lëvizjet në merkato

Sa herë që përmendet Reali i Madridit, në mendje të vijnë yjet e shumtë që kanë veshur fanellën e kësaj skuadre, që u pagëzuar edhe me nofkën “galaktikët”, megjithatë vitet e fundit Los Blancos nuk janë treguar shumë aktivë në merkato, raporton SS.

Aktualisht në “Santiago Bernabeu” zbret një formacion më i zbehtë nga ai që jemi mësuar të shohim zakonisht me fanellën e Realit, pasi një pjesë e mirë e lojtarëve janë të rinj dhe të tjerë “yje në perëndim”.

Megjithatë plani i presidentin Florentino Perez për të rikthyer Realin e “galaktikëve” është i qartë dhe ka nisur tashmë vënia në zbatim, teksa verën e ardhshme pritet që madrilenët të prezantohen me një sulm të frikshëm.

Kështu me Vinicius Junior që po rritet vazhdimisht dhe po shndërrohet në një titullar të padiskutueshëm, madrilenët kanë arritur të marrin edhe firmën e Kylian Mbappe, i cili do të transferohet në “Santiago Bernabeu” në fund të sezonit si lojtar i lirë.

E pikërisht nga favori i marrjes së Mbappe pa para, Perez ka mundësinë të investojë për të sjellë një tjetër yll të futbollit dhe ka kthyer sytë nga Erling Haaland, një nga futbollistët me mesataren më të mirë të realizimeve, ndonëse është vetëm 21 vjeç.

Klauzola e largimit të tij nga Dortmundit është rreth 70 milionë euro, ndërsa Perez është gati të joshë si futbollistin norvegjez, ashtu edhe menaxherin e tij, në mënyrë që Haaland të zgjedhë Madridin si destinacionin e tij të ardhshëm.

Në këtë mënyrë, me emra si Mbappe, Haaland e Vinicius, përkatësisht 23 vjeç i pari dhe 21 vjeç dy të tjerët, Reali rikthen sulmin “galaktik” për të paktën 5 vitet e ardhshme dhe rrit ndjeshëm shanset për të fituar akoma më shumë trofe.

Për më tepër, duke kompletuar sulmin në planin afat-gjatë, bosi madrilen do të ketë mundësi që nga viti në vit të investojë për të përforcuar edhe repartet e tjera në mënyrë graduale e për të rritur ndjeshëm forcën e ekipit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button