Mile Janakievski është liruar nga arresti shtëpiak

Gjykata e Apelit Shkup, sot i ka dorëzuar Gjykatës Themelore Penale Shkup vendimin me të cilin të akuzuarit në disa lëndë gjyqësore, Mile Janakievski, ia ka shfuqizuar masën e arrestit shtëpiak dhe ia ka zëvendësuar me masën e kujdesit, transmeton Portalb.mk.

“Duke vepruar sipas ankesës së mbrojtjes së M.J., i akuzuar në lëndët КОК 53/17 të kodifikuar si “TNT”, КОК 7/18 të kodifikuar si “Titanik”, КОК 9/19 të kodifikuar si “Talir”, КОК 57/17 të kodifikuar si “Toplik”, КОК 52/17 të kodifikuar si “Trajektorja” dhe КОК 30/20 të kodifikuar si “Shkallët spanjolle”, ka pranuar ankesën për shfuqizim të masës së arrestit shtëpiak”, informuan nga Gjykata Penale Shkup.

Në vend të arrestit shtëpiak, Janakievski ka marrë masë kujdesi, që do të thotë ndalesë për lëshim të territorit të shtetit dhe qytetit të Shkupit, përkatësisht detyrim që i akuzuari të paraqitet në gjykatë dhe ndalesë për nxjerrje të dokumenteve të tjera të udhëtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button