Kosova regjistroi 11 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 18 nëntor se ka regjistruar 11 raste të reja me koronavirus. Sipas njoftimit, rastet e reja dolën pas testimit të 1,498 mostrave, apo 0.73 për qind e të testuarve dolën pozitivë me sëmundjen COVID-19, transmeton REL.

Në 24 orët paraprake po ashtu janë shëruar 16 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 400. Ndërkaq, sa i përket vaksinimit kundër koronavirus, në 24 orëshin paraprak janë dhënë 1,760 doza të vaksinës.

Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars. Të drejtë të vaksinimit kanë personat mbi 12 vjeç. Që atëherë, në vend janë administruar mbi 1.6 milion doza të vaksinës dhe 753,440 persona janë vaksinuar me të dy dozat, ndërkaq 847,689 të tjerë me një dozë.

Në Kosovë administrohen vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca dhe qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin se cilën prej këtyre dy vaksinave duan të marrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button