Zaev: Nuk pres zgjedhje të parakohshme parlamentare, kemi shumicë stabile

Nuk presim zgjedhje të parakohshme parlamentare, përkundrazi – deri në zgjedhjet e rregullta në qershor 2024 Qeveria do të përkushtohet në zhvillim të fuqishëm të ekonomisë, ka thënë kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me ministrin e Jashtëm austriak, Mihael Linhart, njoftuan nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

“Kemi një shumicë të qëndrueshme parlamentare, presim rritje të shumicës, nuk presim zgjedhje të parakohshme parlamentare – përkundrazi, deri në zgjedhjet e rregullta në qershor të vitit 2024, Qeveria do të angazhohet për zhvillim të fuqishëm ekonomik. Në këtë drejtim, Kryeministri Zaev sqaroi përfitimet dhe mbështetjen që kanë investitorët nga vendi. Përfaqësuesit e delegacionit të biznesit shprehën interes të veçantë për investime të mundshme në energjetikë dhe veçanërisht në fushën e burimeve të ripërtërishme të energjisë”, tha kryeministri Zaev.

Siç njoftuan nga Qeveria, në takim u theksua dhe u përshëndet kontributi i veçantë i kryeministrit Zaev për stabilitetin e shtetit tonë dhe të rajonit. Gjithashtu u theksua mbështetja e fuqishme nga Republika e Austrisë për vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe konkretisht për fillimin e bisedimeve të BE-së me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në dhjetor të këtij viti. U shpreh interes i madh nga ana austriake për investime të reja në shtet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button